Celiakia është një sëmundje autoimune që prek njerëzit që kanë intolerancë permanente ndaj glutenit. Mjekja nutricioniste, Abana Daka shpjegoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se celiakia është një sëmundje e predispozuar gjenetike, e cila që shkakton dëmtime në zorrën e hollë.
Daka shpjegoi se personat celiakë nuk duhet të konsumojnë gluten për gjithë jetën ndërsa ata që kanë intorelancë ndaj tij, duhet të ndjekin një regjim pa këtë proteinë për të paktën një periudhë 6 mujore. Ajo shtoi se simptomat më të shpeshta është pesha e dobët, kapsllëk ose diarre si dhe lodhje kronike.
Por si ta dallojmë nëse kemi celiaki, intolerancë apo alergji ndaj glutenit?
“Alergjia ndaj glutenit nuk është shumë e shpeshtë, dhe ndodh kryesisht në moshat e vogla për shkak të mospjekurisë të sistemit imunitar në kohë mund të kemi një reagim të sistemit imunitar me rritjen e igE për glutenin. Në rastin e alergjisë kemi rritje të igE për glutenin dhe në rastin e intorelancës apo celiakisë nuk kemi rritje të igE dhe në këtë rast përcaktojmë se është alergji.”, shpjegoi Daka.
“Ka produkte pa gluten por jo të gjitha drithërat kanë gluten. Drithërat e grupit të grurit kanë përbërje, drithërat e tillë si mistri, orizi, kuinoa dhe soja nuk kanë gluten. Mund të përdorim produkte drithërash që i është hequr gluteni, bukë pa gluten. Duhet të kemi parasysh se gluteni është pjesë përbërëse dhe e ushqimeve të paketuara sidomos lëngjeve dhe salsave.”, tha mjekja.