Mësoni çfarë u ndodh mushkërive gjatë ekspozimit nga tymi i cigares

Djegia e cigares lëshon në ajër rreth 6000 substanca të cilat përfshijnë monoksidin e karbonit, katranin, açetonin apo benzenin.Këto kimikate kanë efekt të drejtpërdrejtë në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës e jo vetëm. Sigurisht që mushkëritë janë të parat që na shkojnë në mendje kur bëhet fjalë për dëme.

Nëse e keni pyetur veten se çfarë ndodh vërtet kur thithim tymin e cigares, po jua zbulojmë në këtë artikull.

Përthithja e tymit të cigares shkakton ndryshime duke nisur nga rrugët e frymëmarrjes, traketë, e deri tek mushkëritë, që janë edhe ndalesa e fundit.

Disa nga këto ndryshime janë të menjëhershme dhe shkaktojnë probleme afatshkurtra. Të tilla janë e ftohura apo kolla e thatë e cila duket se e shoqëron tymin kudo që përhapet. Këto shqetësime konsiderohen të lehta pasi nëse reduktohet ekspozimi ndaj tymit, trupi arrin të rigjenerohet shumë shpejt.Nga ana tjetër, disa nga këto ndryshime zgjasin në kohë dhe janë pikërisht këto që shndërrohen në shqetësime shëndetësore. Siç e përmendëm edhe më sipër, tymi i cigares përmban katran, i cili grumbullohet në mushkëri sa herë që e përthithim.

Katrani është faktori kryesor i ‘mushkërive të zeza’ pra dëmtimit të qelizave të shëndetshme.

Ky kimikat qarkullon me tymin e lëshuar në ajër dhe kthehet në një rrezik për cilindo që e përthith përmes frymëmarrjes.
Por duke qenë se mushkëritë kanë aftësinë pothuaj ‘magjike’ për t’u rigjeneruar, edhe pse nuk është asnjëherë vonë për të lënë cigaren ose të paktën të reduktoni risqet, ju ulni predispozitën e përkeqësimit të mëtejshëm.

Këtu mund të përmendim alternativat pa tym të cilat eliminojnë këto kimikate.Pajisjet me ngrohje, të clat me teknologjinë e tyre të avancuar eliminojnë procesin e djegies, në vend të saj ngrohin fijet e duhanit duke prodhuar avullin aerosol.


Shtuar 26.09.2022 20:48