Ilaç nga natyra, ky është shpëtim për hundët dhe sinuset e bllokuara

Hundë të bllokuara? Ka një mënyrë për ta luftuar!

Kur prekemi nga ftohja dhe hundët janë të bllokuara, na duhet të gjejmë një zgjidhje pasi problemi rrezikon të kthehet në sinozit.

Të gjithë kemi në dollapet e kuzhinës bimë të ndryshme dhe njëra prej tyre është zgjidhje për bllokimin e hundëve. Me veti antibakteriale, antivirale dhe antiinflamatore, sherbela është një bimë me veti të shkëlqyera për të reduktuar inflamacionin dhe irritimin e mukozave të hundës.

Mund ta përdorni si solucion hundësh me ujë të ngrohtë, siç përdorni ujin fiziologjik. Redukton edhe rrjedhjet e hundëve.

Gjithashtu, për hundë të bllokuara këshillohen tre filxhanë çaj sherebele në ditë.


Shtuar 13.02.2022 11:57