lifestyle

Me përbërësit që i keni të gjithë në shtëpi, si të përgatisni tortë kremoze për fundjavën tuaj

Përbërësit: 750ml qumësht, 1 vezë, 180gr nisheste, 180gr sheqer, 100gr sheqer, plus 3 vezë, plus 180gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 160gr miell, 1 pluhur për pjekje, 2 lugë gjelle kakao, 200ml hoplla, 100gr çokollatë për gatim.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 750ml qumësht, 1 vezë, 180gr nisheste, 180gr sheqer dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me qumësht në temperaturë mesatare deri sa të bëhet një krem i trashë. Më pas e largojmë enën nga zjarri e hedhim me një enë tjetër kuzhine dhe sipër e mbështjellim me qese kuzhine më pas e lëmë ashtu që të ftohet për 30 minuta.

Të lidhura

None found

Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 3 vezë, 180gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me mikser për pak minuta deri sa të fitojmë një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë 160gr miell, 1 pluhur për pjekje, 2 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën mirë me mikser.

Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira, me anë të një piruni ia largojmë korë sipër ashtu siç e shikoni në video. Më pas thërrmijat që ia kemi larguar petës sipër i hedhim në një enë kuzhine.

Pastaj me një enë tjetër kuzhine shtojmë 200ml hoplla dhe e përziejmë me mikser deri sa të bëhet një krem i trashë, tek hoplla shtojmë masën tjetër të kremi që e kemi lënë të ftohet më parë dhe e përziejmë mirë me mikser së bashku me hopllan. Më pas hedhim sipër ëmbëlsirë gjysmën e masës nga kremi, sipër kremit hedhim thërrmijat e ëmbëlsirës që ia kemi larguar më parë dhe sipër tyre edhe gjysmë tjetër të kremit.

Krejt në fund shkrijmë çokollatë kuzhine për gatim me pak qumësht në temperaturë të ulët, më pas çokollatën e shkrirë ia hedhim ëmbëlsirë sipër. Më pas ëmbëlsirën e presim në copëza katrore dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

të fundit

Tragjedi në aksin Fier–Seman, i moshuari me biçikletë vdes pasi e godet një automjet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi…

3 minutes ago

Milot Gashi siguron medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të Kadetëve në Selanik

Xhudisti kosovar Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, që po mbahet në Selanik të…

6 minutes ago

Deputetja Mehmeti-Selimi: Kosova e gatshme për kontribut të drejtpërdrejtë në siguri si partnere e NATO-s

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…

20 minutes ago

Përballje shqiptare në Ukrainë: Tahiri shënon, Zabërgja asiston, por fiton Kolos Kovalivka

Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…

24 minutes ago

Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Ramës për shkarkimet nga “like” dhe “share”: Nuk jemi institucion në varësi personale të Kryeministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…

26 minutes ago

Marshimi vijon drejt Rrugës së Kavajës, shoferët solidarizohen me protestuesit përmes borive

Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…

36 minutes ago