lifestyle

Mund t’i përgatisni shumë të mirë në shtëpi, kjo është receta e brioshëve që fëmijët do t’i kërkojnë sërish

Nëse provoni të bëni një herë briosh, në shtëpi, në fundjava, do ta përsërisni gjithmonë! Jo vetëm prej shijes por edhe prej aromës që merr e gjithë shtëpia! Fëmijët do t’i pëlqejnë shumë!

Përbërësit për afro 16 copë:
● 280g miell ● 25g maja birrë e freskët në kubikë ● 1 vezë + qumësht të jenë të dyja 150ml (në një enë të milimetruar që mat lëngjet, hedhim në fillim vezën dhe më pas shtojmë qumësht derisa të kemi 150 ml) ● 1/2 lugë kafeje kripë ● 60g gjalpë shumë i butë ● 50g sheqer ● Nutella ose reçel etj.

Të lidhura

None found

Na duhet gjithashtu për t’i lyer sipër:
1 verdhë veze e përzier me 2 lugë qumësht

Përgatitja:
1. Përziejmë të gjithë përbërësit e mësipërm përveç gjalpit në robot ose në një tas të madh me lugë në fillim dhe më pas me dorë. Shtojmë më pas gjalpin pjesëpjesë dhe vazhdojmë t’i përziejmë akoma derisa gjalpi të jetë përzier me brumin, thotë Linda Fishta.

2. E vëmë në një tas të spërkatur me miell, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë derisa të dyfishojë vëllimin e tij (afërsisht 1 orë).

3. Pas kësaj e ndajmë brumin në dy topa dhe hapim secilin me petës dhe pak miell. I japim formë të rrumbullakët, e ndajmë më pasnë 8 trekëndësha me thikë, vëmë te secili trekëndësh pak Nutella dhe i mbështjellim si role. Vëmë roletë e brumit në tavë me letër furre, i mbulojmë me pecetë dhe i lëmë të fryhen edhe për një orë tjetër.

4.Pas kësaj kohe i lyejmë sipër me penel me të verdhën e vezës të rrahur me qumësht dhe i pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180 gradë C për 20 minuta ose derisa të shohim që të kenë marrë ngjyrë.

të fundit

Ron Raçi i siguron fitoren Hajdukut të Splitit me golin vendimtar

Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…

3 minutes ago

Lazio triumfon sërish në Serie A, mposht Leccen dhe mbetet e pamposhtur

Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me…

4 minutes ago

Arrestohet 56-vjeçari nga Gradi i Dellçevës, dyshohet për gjueti të paligjshme

Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…

7 minutes ago

Kuvendi hedh poshtë të gjitha amendamentet e së Majtës për buxhetin 2027

Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Propozimet përfshinin…

7 minutes ago

Tragedy on Fier–Seman road, elderly man on bicycle dies after being hit by a vehicle

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi…

9 minutes ago

Tirana Municipality responds after Rama’s accusations about dismissals over “like” and “share”: We are not an institution personally subordinate to the Prime…

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…

10 minutes ago