lifestyle

Lira Gjika irritohet me prindërit shqiptarë: Kjo që bëni me fëmijët tuaj është e papranueshme

Pediatria dhe psikologia e njohur Lira Gjika, me anë të një postimi , është ndalur te një prej situatave që ndodhin rëndom tek familjet shqiptare: etiketimi i fëmijëve si ”i keq, e keqe, i paedukatë apo nuk e bën lekun”. Kjo është një metodë e përdorur gjerësisht, dhe pasojat e saj nuk llogariten nga prindërit.

Statusi i plotë:

Të lidhura

None found

Një djalë rreth 4 vjeç, hyri në një farmacitë dhe po shikonte dhe prekte sendet e ekspozuara. Pas tij hyri familjari, që e shoqëronte dhe u zhvillua ky dialog: I rrituri: ‘’ Mos I prek ato, sepse teta mërzitet.’’ “ Pse, po mua më pëlqejnë,- ia kthen fëmija. I rrituri: Ohu, çun i keq dhe e kap te kyçi i dorës dhe e tërheq. Ky i rritur, largohet nga farmacia edhe pa përshëndetur.

I rrituri, në vend, që të shfrytëzojë situatën për ti mësuar fëmijës disa gjëra të mira, si psh vetëm gjërat personale preken pa leje, për gjërat, që nuk janë të tuat, duhet kërkuar patjetër leje, pasi nuk janë të tuat”. Duhet të vazhdonte: tani duhet kërkuar të falur, dhe t’i drejtohej pronarit të sendeve, duke kërkuar ai vetë të falur dhe duke shtuar edhe një justifikim të vogël për djalin, si: “I pëlqejnë shumë këto sendet e farmacisë” . Më pas, i rrituri, nuk duhet ta kapte te kyçi i dorës, por për dore, të përshëndeste dhe të largohej. Kjo gjë nuk ndodhi sepse nxitonte të etiketonte fëmijën, “djalë i keq”. Në fakt fëmija nuk bëri asgjë të keqe, thjesht pa një gjë që i pëlqeu.

Askush nuk i kishte mësuar fëmijës, se për të prekur apo përdorur gjërat e tjetrit, duhet kërkuar leje. I rrituri pranë fëmijës, as që i shkoi mëndja, se e ka për detyrë të asistojë dhe edukojë fëmijën. As që i shkoi në mend se është përgjegjësia e tij, ai fëmijë, dhe se ai, është model për fëmijën. Fëmija pa një të rritur, që nuk I përdor rregullat, që i pretendon nga fëmija. Fëmija përftoi vetëm, padurim, nervozizëm, përtesë për të menduar dhe zgjedhur fjalët si dhe mospërfillje, e mospërdorim të etikës bazike, si mirëdita, më fal dhe ditën e mirë. Për më shumë mendoni vetë.

të fundit

Mesazhet për Kosovën mbizotërojnë në protestën antiqeveritare të mbajtur në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë - pjesa qendrore e Serbisë - u mbajt një protestë…

1 minute ago

Vapë rekord në Gjermani, spitalet përballë presionit të madh/ Ekspertët paralajmërojnë se shumë institucione nuk janë gati për temperatura ekstreme

Një valë rekord të nxehti ka përfshirë Gjermaninë dhe, me rritjen e temperaturave, shtohet edhe numri i personave që përfundojnë…

11 minutes ago

31-year-old falls into ravine while gathering mountain tea, taken to the Trauma Hospital

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte…

11 minutes ago

Pas 77 vitesh armiqësi, marrëveshja Izrael-Liban synon mbylljen zyrtare të gjendjes së luftës

Izraeli dhe Libani, pas afro tetë dekadash përplasjeje dhe mosmarrëveshjesh, kanë ndërmarrë një hap që mund të hapë rrugën drejt…

12 minutes ago

Reali vendos rinovimin e Vinicius Junior mbi gjithçka, Olise mbetet jashtë fokusit

Rinovimi i kontratës së Vinicius Junior është shndërruar në prioritetin absolut të Florentino Perezit për këtë verë, sipas gazetarit Miguel…

12 minutes ago

Exchange rates / At what rates the dollar and euro are bought and sold, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me…

12 minutes ago