Pediatrja Lira Gjika në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale ka treguat fjalinë që prindërit nuk duhet t’u thonë kurrë fëmijëve të tyre kur janë të frikësuar. Ajo tregon se në momentin që fëmija ndien një frikë, ai pret nga prindërit një zgjidhje në mënyrë që të mos ndihet vetëm.
Shkrimi i plotë
None found
“Sa budalla që je, e pse ke frikë?”, kjo shprehje, që është gati si “kryefjalë” kur fëmija shpreh frikërat e tij, jo vetëm që e fyen dhe e trishton fëmijën, por edhe e huton dhe e bën të ndihet vetëm. Ai, fëmija, pret nga i rrituri një fjalë, një rrugëzgjidhje dhe jo përqeshje dhe mosvlerësim.
Fëmija ndihet keq, pasi frika e tij nuk është ndaj një gjëje konkrete, apo siç shprehen psikologët, nuk është racionale, si frika e të rriturit. Frika e fëmijës është irracionale, pra e papërcaktuar. Për këtë arësye dhe pse është i parritur, fëmija ka nevojë për kurajë dhe mbështetjen e të rriturit që të mund të sqarojë këtë problem kaq të vështirë, siç është frika.
Po për fat të keq, shpesh gjendet nën “breshërinë” e etiketimeve të të rriturit, i cili duhet t’i tregojë se edhe ai, kur ishte në moshën e tij, kishte të njëjtin problem, por me kohë kuptoi që falë frikës kishte mësuar shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe si ta konkretizonte e ta zbehte, që të mos i vështirësonte rritjen. Të rritur, sa bëni pyetje që vetëm ngatërrojnë, përpiquni të ndihmoni fëmijën e të mos e lini vetëm në këtë fazë të vështirë të jetës, e cila “shtrihet” rreth moshës 5-12 vjeç.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…
Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…
EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…
Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…