Përdorimi i medias sociale nga mosha të ndryshme është kthyer shqetësim për shoqërinë duke sjellë edhe incidente mes të rinjve. Referuar rastit të Kozakut, në studion e Abc e Pasdites me Ermal Peçi ishin Egla Harxhi dhe psikilogia Eralba Zeneli, të cilat biseduan pikërisht për këtë.
Psikologia theksoi fëmijët dhe adoleshentët harxhojnë orë të tëra sepse videot janë shumë të shkurtra dhe nuk të mërzisin, dhe ti kalon shumë shpejt nëpër videot e tjera. Sipas saj, në Tik Tok është shumë i pranuar bullizmi dhe kjo është një gjë shumë negative.
Zeneli pohoi se edhe djali i saj është përdorues Tik Tok dhe harxhon shumë kohë duke parë video të ndryshme.
“Videot që çuni im më tregon ndonjëherë… psh më tregoi një video të njerit që bënte një lloj eksperimenti kot fare që unë nuk e kuptova çfarë eksperimenti ishte, ndërsa djali më tha “është shumë për të qeshur”.
Egla përpos arkitekte mbete ai personazhi i zhurmshëm që bëri lëmsh rrjetin me deklaratat e saj të para disa viteve rreth lidhjes treshe. Duket se ajo mban të njëjtin qëndrim për deklaratën sepse është e përgjgjeshme për çka bën, vetëm sqaroi se gjithçka ishte për një qëllim.
“Në momentin që unë kam dalë publikisht dhe kam thënë diçka unë përgjegjësinë e mbaj vetë për ato që them”.
Ermali e pyet nëse ka qenë të qëllimshme deklaratat e saj?
Ajo shprehet se: “Deri diku edhe po sepse unë jam natyrë që edhe provokoj me argumenta dhe jo kot, apo vulg”.
Ndonëse Ermali e pyet sërish që provokoi tek termi dhe koncepti familje, por Egla shtoi se edhe provokimi I saj vinte pikërisht në konceptim e familjes. Ramë në kurth? Ajo qesh dhe ngre gishtat e mesit nga kamera.