Lëng limoni dhe kripë, si të largoni dhimbjen e fortë të kokës në pak minuta

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato.

Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë.

Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

Një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.


Shtuar 19.02.2025 23:39

Tags: ,