lifestyle

Ky është qyteti më i lirë në botë për të jetuar

Cili është vendi më i lirë në botë? Nëse doni të kurseni këtë verë, mos u mendoni dy herë

Sipas të dhënave të The World of Statistics, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar.

Të lidhura

None found

Për të kontrolluar nëse është vërtet kështu, Josh Larkin nga kanali i YouTube “The Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të Pakistanit, në portin kryesor detar dhe qendrën financiare, Karachi.

Në Karachi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me ato para brenda një dite.

Ai i regjistroi eksperiencat e tij me një aparat fotografik dhe videon e postoi në YouTube, ku deri më tani është parë nga më shumë se 2.6 milionë njerëz.

Në fillim të ditës, Larkin shijoi pijen tradicionale pakistaneze “doodtha”, e cila përbëhet nga qumështi, sheqeri, akulli dhe pijet e gazuara, për vetëm 30 rupi.

Për drekë ai hëngri “biryani”, një pjatë pikante me oriz, patate dhe pulë dhe piu një Pepsi për vetëm rreth 30 cent, dhe për darkë ai shijoi ushqim deti për të cilin shpenzoi po aq.

Në Karachi, ai provoi të hipte në deve, voziti me tuk-tuk dhe shikoi një kërcim gjarpërinjsh helmues nën tingujt e flauteve. Ai pagoi vetëm tre cent për biletën e autobusit. Gjatë shëtitjes në Karachi, ai zbuloi se qiraja e një apartamenti në atë qytet është rreth 60 euro në muaj.

të fundit

Marko Kovaçeviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, publikohen arsyet e vendimit

Institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës kryetarit të Komunës së Nikshiqit në Mal…

2 minutes ago

Rasti i pezullimit të volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstaton se Federata ka ushtruar diskriminim ndaj sportistes

Federata Shqiptare e Volejbollit është shpallur fajtore për diskriminim ndaj volejbollistes Nayara Estephanie Goulart Ferreira, pasi e detyroi atë t’i…

8 minutes ago

Cristiano Ronaldo drejt Milanit në 2018, Mirabelli zbulon pse transferimi u rrëzua në fund

Milani ishte shumë pranë transferimit të Cristiano Ronaldos në janar të vitit 2018. Ish-drejtori sportiv i klubit, Massimiliano Mirabelli, ka…

13 minutes ago

Qeveria miraton 300 kuota për kredi të buta me interes zero për administratën publike, Ibrahimaj jep detaje

Në mbledhjen e zhvilluar sot nga qeveria, një nga vendimet e marra ishte edhe miratimi i 300 kuotave për kredi…

13 minutes ago

Nga 1 korriku, pensionet rriten me 2.7%, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se janë miratuar disa ligje, mes të cilëve spikat edhe vendimi për…

15 minutes ago

MPJ-ja bullgare paralajmëron verifikim për notën diplomatike që lidhet me familjen e Mickoskit

Ministria e Jashtme Bullgare thotë se i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së komunikimeve diplomatike dhe dënon të gjitha veprimet…

21 minutes ago