sport

Rasti i pezullimit të volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstaton se Federata ka ushtruar diskriminim ndaj sportistes

Federata Shqiptare e Volejbollit është shpallur fajtore për diskriminim ndaj volejbollistes Nayara Estephanie Goulart Ferreira, pasi e detyroi atë t’i nënshtrohej një procedure të verifikimit të gjinisë.

Sportistja, e cila u pezullua nga klubi sportiv pas dyshimeve dhe pretendimeve të pabazuara të ngritura nga ekipet kundërshtare, iu drejtua institucioneve ligjore për të kërkuar drejtësi.

Të lidhura

None found

Pas shqyrtimit të provave dhe seancave dëgjimore, Komisioneri konstatoi se ndaj sportistes është ushtruar diskriminim ndërsektorial, bazuar në gjini dhe karakteristika seksuale. Ajo u përfaqësua në këtë proces nga avokatja e njohur për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe figurë aktive e komunitetit LGBTQ+, Dea Nini.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Fitore ligjore për volejbollisten Nayara Ferreira: Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi konstaton diskriminim nga Federata Shqiptare e Volejbollit

Tiranë, 26.06.2026

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur se Federata Shqiptare e Volejbollit ka diskriminuar volejbollisten Nayara Estephanie Goulart Ferreira, duke i kërkuar asaj t’i nënshtrohej një procedure të verifikimit të seksit në kundërshtim me standardet e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Sportistja u përfaqësua në këtë procedurë nga avokatja Dea Nini, ndërsa vendimi konsiderohet një zhvillim me rëndësi për praktikën shqiptare në fushën e së drejtës sportive dhe të drejtave të njeriut.

Çështja nisi pasi, pas pretendimeve dhe dyshimeve të ngritura nga ekipe kundërshtare, Federata Shqiptare e Volejbollit i kërkoi vetëm sportistes Nayara Ferreira t’i nënshtrohej një testi të verifikimit të seksit, duke e pezulluar nga aktiviteti sportiv, pa zhvilluar më parë një vlerësim objektiv, proporcional dhe në përputhje me standardet procedurale.

Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, Komisioneri arriti në përfundimin se ndaj sportistes ishte ushtruar diskriminim i ndërsektorial për shkak të gjinisë dhe karakteristikave të seksit.

Vendimi ka rëndësi të veçantë pasi përbën një nga rastet e para në Shqipëri ku autoritetet sportive kanë kërkuar verifikimin e seksit të një sportisteje, duke trajtuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë kufijtë që vendosin të drejtat e njeriut mbi procedurat e verifikimit të seksit në sport.

Vendimi thekson se çdo vendimmarrje që prek të drejtat e sportistëve duhet të mbështetet në kritere objektive, procedura transparente dhe respektimin e parimeve të barazisë, proporcionalitetit, dinjitetit njerëzor dhe mosdiskriminimit, dhe jo në stereotipe apo perceptime subjektive.

Çështja vijon të jetë në shqyrtim edhe pranë Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (Court of Arbitration for Sport – CAS), ndërsa vendimi i Komisionerit përbën një zhvillim të rëndësishëm për praktikën shqiptare në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës sportive.

Lidhur me vendimin, avokatja Dea Nini u shpreh:

“Ky vendim nuk ka rëndësi vetëm për Nayaran. Ai dërgon një mesazh të qartë se edhe federatat sportive janë të detyruara të respektojnë të drejtat themelore të njeriut. Asnjë sportist nuk duhet të përballet me masa kaq ndërhyrëse mbi bazën e dyshimeve, stereotipeve apo paragjykimeve. Barazia, mosdiskriminimi, dinjiteti njerëzor dhe procedurat e rregullta ligjore duhet të mbrohen edhe në sport.”, u shpreh ajo.

të fundit

Lutfi Dalipi, 20-vjeçari që po i mahnit të gjithë në Zvicër: katër gola e shtatë asistime, vëmendjen e ka tërhequr edhe Portugalia

Edhe një tjetër yll nga Kosova ka fituar vëmendjen në Zvicër. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin e Vaduzit, Lutfi…

2 minutes ago

Zjarri përhapet në Frakull, Baçi kërkon ndërhyrje të menjëhershme: Mos prisni derisa flakët të arrijnë në qiell

Vijon të jetë shqetësuese situata nga zjarret në zonën e Frakullës, ku një tjetër vatër raportohet se po përhapet në…

11 minutes ago

E moshuara mbijeton 11 ditë nën rrënoja pas përmbytjeve në Nepal, shpëtimtarët e gjetën pasi dëgjuan zërin e saj

Një 64-vjeçare është gjetur gjallë 11 ditë pasi përmbytjet shkatërruese përfshinë rajonin e lumit Bhotekoshi në Nepal. [...]Read More...

11 minutes ago

DUI opposes intercity transport fare hike: The greatest burden falls on students and citizens

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të transportit ndërurban, duke vlerësuar se kjo masë rëndon veçanërisht…

14 minutes ago

Nimani: Kosovo heading toward new elections, parties considering the most suitable date

Deklarata e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për…

17 minutes ago

Hunter Biden does not rule out 2028 presidential bid: I could run for the White House

Hunter Biden ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2028,…

18 minutes ago