Categories: sport

Cristiano Ronaldo drejt Milanit në 2018, Mirabelli zbulon pse transferimi u rrëzua në fund

Cristiano Ronaldo ka qenë fare pranë kalimit te Milani në janar të vitit 2018, por operacioni nuk u finalizua. Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, ka bërë të ditur se akordi ishte mbyllur si me Real Madridin, ashtu edhe me agjentin Jorge Mendes, por në fund gjithçka u ndal kur pronarët kinezë të klubit u tërhoqën.

Sipas Mirabellit, lëvizjet e para për këtë transferim nisën në Cardiff, gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, aty ku drejtuesit e Milanit zhvilluan një takim me Mendesin.

Të lidhura

None found

“E ndërtuam këtë ide dhe këtë projekt, dhe Cristiano e pa si diçka shumë interesante”, deklaroi Mirabelli për Goal.

Ai tregoi më tej se, gjatë bisedave që pati së bashku me Fassonen dhe Gattuson, Ronaldo ishte shprehur i gatshëm për t’iu bashkuar kuqezinjve. “Kur folëm, unë, Fassone dhe edhe Gattuso, ai na tha: ‘Do të vij te Milani. Nuk kam luajtur kurrë në Ligën e Evropës dhe dua të vij për ta fituar atë’”.

Ish-drejtori sportiv i Milanit theksoi se portugezi e shihte si sfidë personale triumfin në Ligën e Evropës dhe se mungesa e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve nuk përbënte problem për të.

“Ai kishte një motivim shumë të madh. Fakti që nuk do të luante në Ligën e Kampionëve nuk e shqetësonte. Ai donte të fitonte Ligën e Evropës. Ishte shumë i motivuar”, shtoi ish-drejtori sportiv i Milanit.

Real Madridi kërkonte 100 milionë euro për kartonin e Ronaldos, megjithëse ekzistonte hapësirë për negociim të kësaj shifre. Mirabelli bëri të ditur gjithashtu se edhe termat personalë me futbollistin ishin rënë dakord.

“Kishim arritur të gjitha marrëveshjet, si me Real Madridin ashtu edhe me Jorge Mendes për lojtarin. Gjithçka ishte në rregull. Por më pas marrëveshja dështoi. Pronarët kinezë u tërhoqën”, zbuloi ai.

Në përfundim, Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, në një transferim që ndikoi ndjeshëm futbollin italian gjatë tre sezoneve që pasuan.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago