Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndive dhe i njerëzimit”, emri i të cilit do të thotë “I ndriçuari”. AI u prezantua në Greqinë e lashtë nga imigrantët Indo-Evropianë, me siguri prej të ardhurve nga stepat mes Detit të Zi dhe Detit Kaspik.
Kulti i tij, që shumë shpejt fitoi epërsi ndaj perëndeshës së Tokës, u krijua në Greqi rreth mijëvjeçarit të dytë para Krishtit.
None found
I quajtur “grumbulluesi i reve”, Zeusi ishte perëndia i qiejve, i shiut, vetëtimave dhe bubullimave. Për të reflektuar këto fuqi, simbolet e Zeusit ishin rrufetë, që ia përgatisnin atij Ciklopët dhe mund të përdoreshin si armë të fuqishme, si dhe shqiponja, më e madhërishmja mes shpendëve.
Përveçse Perëndia i qiejve, Zeusi ishte dhe një perëndi e rëndësishme për njerëzit, duke garantuar që qytetet të qeveriseshin me ligje dhe shtëpitë e banorëve të tyre të ishin të sigurta.
Sipas Hesiodit, Zeusi mori fillimisht për grua perëndeshën Titane të brezit të dytë, Metisin (që do të thotë Mençuri).
Sipas legjendës, pas një farë kohe, Zeusi pati një dhimbje koke të tmerrshme dhe kur Hefaistosi, Zoti i farkëtimit, ia hapi kokën me një sëpatë për t’i larguar dhimbjen, prej aty doli perëndesha Athina, krejtësisht e rritur dhe e armatosur deri në dhëmbë.
Athinaja nuk ishte fëmija e fundit e Zeusit, pasi ai ishte i famshëm për aventurat e tij, gjë që nxiste shpesh tërbimin e motrës dhe gruas së tij të dytë, Herës. Në fakt, në varësi të burimeve që u referohemi, ai pati të paktën 100 fëmijë, disa me perëndesha dhe disa me gra vdekatare.
Për shembull, Persefoni, që do të bëhej perëndesha e Hadit, ishte bijë e Zeusit, që e kish lindur me motrën e tij, Demetrën. Zeusi la me barrë perëndeshën titane Leton, me të cilën lindi Apollonin dhe Artemisën. Semele, një grua vdekatare ishte mamaja e Dionisit. Hermesi, perëndia mesazher ishte biri i tij me Majën, një Titane e brezit të dytë.
Fëmijët “legjitimë” që Zeusi pati me Herën ishin Aresi, perëndia i luftës si dhe Hebe (e rinisë) dhe Eileitia, (perëndeshë e lindjeve).
Fëmijë të tjerë të Zeusit ishin Akili, heroi i famshëm dhe Herakliu, nëna e të cilit ishte Alkmena, mbesa e Zeusit.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot mbajti takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe Drejtorisë për shëndetësi elektronike “Termini Im”,…
Real Madridi ka rikthyer fuqishëm interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, dhe po punon për ta transferuar atë gjatë…
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë momente nga pushimet e tyre verore në Evropë, ndërsa një raport i revistës…
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të shtuara gjatë sezonit veror turistik, me fokus të veçantë te të…
Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale…
Pas incidentit të ndodhur një ditë më parë pranë Kuvendit gjatë protestës dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për File…