Një sërë studimesh shkencore të cilave kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.
Gjethet e Ullirit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e hipersionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale. Më poshtë një kurë të vjetër popullore se si të përgatisni gjethet e ullirit për të ulur tensionin në mënyrë natyrale.
None found
Kura për hipertensionin -Si ta përgatisni
Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliri (të thata ose të njoma), të cilathidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine.
Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht. Disa vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut:
Ul tensionin e gjakut
Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve, shkruan AgroWeb.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.
Diabeti
Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak.
Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.
Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme
Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve.
Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme
Përmirëson funksionet e trurit
Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer.
Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve.
Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu, është regjistruar në Sukth.…
Një objekt banimi dhe shërbimi, është konfiskuar për interes publik pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe…
Miliarderi Elon Musk, është ndër personat që po shoqërojnë presidentin amerikan Donald Trump në vizitën e tij zyrtare në Kinë…
Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian sa i përket raportit të gjyqtarëve për banorë, sipas…
Pentagoni ka deklaruar se kostoja e konfliktit me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, një shumë më e lartë…
Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri, po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë…