Kujdes! Këto pije rrisin rrezikun e sulmit në zemër

Nëse keni probleme me sëmundjet e zemrës, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekëve të cilët paralajmërojnë për rreziqet e mundshme çdo ditë.

Përveç ilaçeve dhe aktiviteteve të përditshme, një rol të rëndësishëm luan edhe dieta jonë.

Dr. Deborah Lee përmend rrezikun e veçantë të disa llojeve të ndryshme të pijeve që mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës, prandaj është më mirë t’i shmangni ato.

“Pijet energjike, lëngjet e frutave, pijet e gazuara dhe qumështi me aromë, janë të gjitha pije me sheqer të lartë. Në një rishikim dhe meta-analizë të vitit 2016, konsumi i pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri ka rritur rrezikun e goditjes në tru me 13 për qind dhe sulmit në zemër me 22 për qind”, ka shpjeguar Deborah Lee.

Kjo vlen veçanërisht për konsumimin e pijeve energjike, sepse përveç sheqerit, ato shpesh përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe përbërës që ende nuk janë hulumtuar mirë në treg.

Më pas, alkooli jo vetëm që rrit presionin e gjakut, është shumë i dëmshëm edhe për muskulin e zemrës. Duke konsumuar pije alkoolike në sasi të mëdha, mund të dëmtoni organe të tjera, ndërsa pirja e përditshme e alkoolit gjithashtu mund të çojë në obezitet.

Dr. Lee rekomandon zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çaj ose lëng perimesh dhe nuk duhet të shmangni as kafenë, doza e rekomanduar e të cilës është deri në dy filxhanë në ditë.

Tutje thekson se trupi duhet të qëndrojë i hidratuar, pasi dehidratimi shkakton volum të ulët të gjakut, gjë që rrit mundësinë e mpiksjes së gjakut.


Shtuar 4.05.2023 16:50