Kujdes! Hajdutët shtohen gjatë festave, çfarë duhet të parasysh për mos të rënë pre e tyre

Disa ditë pas tentativës për një grabitje me armë zjarri në fshatin Prush të Tiranës, ministri i Brendshëm Taulant Balla tregoi se ka një rritje të krimeve të tilla gjatë festave.

“Në përgjithësi gjatë kohës së festave ka një rritje të veprimtarisë kriminale që lidhet me grabitjet apo me vjedhjet. I kam kërkuar policisë së Shtetit që të rrisë shkallën e vigjilencës”, tha Balla.

Por çfarë duhet të keni parasysh që të mos bini pre e vjedhjeve gjatë festave të fundvitit?

Mos i postoni planet tuaja për pushime apo festa dhe dalje të tjera në rrjetet sociale. Ky rregull vlen për çdo stinë të vitit, por në Krishtlindje ftesat shumëfishohen dhe daljet janë më të shumta. Meqenëse nuk e dini kurrë se kush mund t’i shikojë postimet tuaja (ose postimet e miqve tuaj, për këtë çështje), shmangni as edhe tregimin më të vogël se kur do të jeni larg shtëpisë.

Mos e vendosni pemën e vitit të ri tek dritarja nëse jeni në katet e poshtme të pallateve, ose nëse jeni në shtëpi private. Një pemë e madhe dhe e dekoruar do tërhiqte grabitësit që do mendonin se kanë ç’të vjedhin në shtëpinë tuaj.

Kur të ktheheni nga pazari, përpiquni t’i shkarkoni sa më shpejt dhe me maturi dhuratat dhe çantat në shtëpi, sepse dikush mund t’ju vjedhë edhe dhuratat më luksoze. Natyrisht, nëse keni një garazh, nuk ka problem. Por nëse jeni duke parkuar në rrugë, përpiquni t’i mbani çantat në mënyrë që ato të mos shihen, dhe gjatë rrugës për në shtëpi, merrni gjithçka me vete dhe mos i lini hajdutët të thyejnë xhamat e makinës.

Nëse i keni bërë vetes një dhuratë të madhe ose një blerje të madhe për Krishtlindje (p.sh. një televizor), kini kujdes se si e hidhni paketimin. Më së miri është ta prisni në copa dhe t’i hidhni në një qese të zakonshme plehrash. Sigurohuni që të hiqni etiketën me të dhënat tuaja në çdo paketë që keni marrë në shtëpi.

Sidomos gjatë sezonit të festave, vizitat në shtëpi, festat, etj. janë pak a shumë të zakonshme. Mos u mundoni t’ua lehtësoni jetën mysafirëve tuaj duke e lënë derën e përparme pak të hapur ose pa çelës. Janë gabime klasike, që u japin hajdutëve mundësinë për një “punë” të shpejtë.

Shumë njerëz dekorojnë shtëpinë ose oborrin e tyre me drita, por mos e bëni nëse nuk keni një prizë në natyrë. Kalimi i një kordoni zgjatues përmes një dritareje, për shembull, do të thotë që dritarja do të jetë pak e hapur, kështu që një mundësi e lehtë hyrjeje për një hajdut. Si gjatë gjithë vitit dhe në çdo stinë, dritaret dhe dyert tuaja duhet të jenë të mbyllura mirë.

Fëmijë (të rinj dhe… të mëdhenj) që këndojnë këngë, përfaqësues nga shoqata bamirëse dhe shumë të tjerë mund ka të ngjarë të trokasin në derën tuaj. Humori ynë i mirë, që hap derën e përparme, është diçka që hajdutët përpiqen ta shfrytëzojnë. Natyrisht, zgjidhja nuk është të mos ia hapësh derën askujt, por e sigurt është se nuk duhet të lejosh një të huaj në shtëpinë tënde.


Shtuar 15.12.2023 18:45