Shumë prej nesh i pëlqejnë shumë ndryshimet sezonale, sidomos kur kalohet nga vera në vjeshtë. Gjethet fillojnë të bien, gjithçka mbulohet nga ngjyra e artë, fillon flladi i freskët dhe ne gjejmë ngushëllim duke u rikthyer në aktivitetet tona pasi jemi “shpërqëndruar” gjatë pushimeve. Por për miliona njerëz që vuajnë nga ankthi, madje edhe ata që nuk vuajnë, ardhja e vjeshtës e shton disi ankthin. Ata kanë ndjenja të fuqishme shqetësimi, nervozimi dhe paniku.
Çfarë është ankthi i vjeshtës? Ju mund të pyesni veten pse jeni duke përjetuar një rritje të ankthit, veçanërisht nëse çrregullimet e ankthit nuk janë zakonisht pjesë e jetës suaj. Por kjo është një ndjenjë që mund të shoqërojë ndërrimet sezonale. Muaji i parë i vjeshtës është i vështirë për shumë prej nesh. Ndërsa nuk është teknikisht një diagnozë, shumë njerëz përjetojnë ankth vjeshtor. “Është e lidhur me stresin, nervozizmin, tmerrin, probleme me gjumin dhe panik, por shkaktohet nga ndryshimi nga vera në vjeshtë”, shpjegon Mike Dow, autor i “Mendo, Vepro dhe Ji i lumtur”. Ai thotë se ankthi i vjeshtës shkaktohet nga parashikimi i kalimit nga vera në vjeshtë. Vera, siç e dimë të gjithë, zakonisht lidhet me argëtimin, udhëtimin dhe kohën e lirë. Për shumë prej nesh, ardhja e vjeshtës do të thotë më shumë përgjegjësi, duke përfshirë kalimin e një kohe më të gjatë në punë. “Simptoma kryesore e ankthit të vjeshtës është një ndjenjë e pritjes edhe nëse nuk e dini se çfarë po prisni saktësisht”, thotë Dow. Dow gjithashtu shpjegon se zvogëlimi i ditës dhe moti i ftohtë mund të ndikojnë në nivelin e aktivitetit të njerëzve dhe rrjedhimisht në disponimin e tyre pasi kalojnë më pak kohë me miqtë ose jashtë.
None found
Simptomat e ankthit të vjeshtës përfshijnë:
Shqetësim;
Tensioni i muskujve;
Ripërtypje;
Sulme paniku;
Vështirësi në tretje;
Probleme me gjumin.
6 hapa për të mposhtur ankthin e vjeshtës: Ecni jashtë gjatë drekës, Shtoni më shumë salmon dhe arra në dietën tuaj, Plotësoni kalendarin tuaj me hobi dhe data për takime mes miqsh, Merrni 10 minuta kohë për t’i kushtuar vëmendje pesë shqisave tuaja, Kushtojini vëmendje mendimeve dhe Merrni në konsideratë terapinë.
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…
Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.“Reds”…
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…