Këto ushqime nuk duhet t’i hani asnjëherë në mëngjes

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës.

Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Cilat Janë Ushqimet Që Nuk Duhet Të Konsumoni Në Mëngjes?

Ëmbëlsirat

Sipas të dhënave, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.

Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut.

Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e Brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat Shumëngjyrëshe

Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe.

Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës.

Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe.

Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë.


Shtuar 1.07.2023 18:15