lifestyle

Këto janë shenjat me inteligjencën më të lartë

Disa njerëz e kanë më të lehtë të kuptojnë emocionet e të tjerëve, edhe pa patur një diplomë psikologjie. Por për këtë aftësi të tyre ndikon edhe shenja e horoskopit që iu mundëson dhuntinë e të ‘lexuarit’ të të tjerëve. 4 prej shenjave shkëlqejnë në inteligjencën emocionale pa u munduar shumë.

Gaforrja

Të lidhura

None found

Të udhëhequra nga hëna e cila drejton ndjenjat, Gaforret janë ‘sfungjerë’ emocionesh. Ato mund të përthithin energjinë dhe ndjenjat e njerëzve përreth, njësoj si të kenë një shqisë të gjashtë. Jo vetëm që e vënë re humorin e dikujt, por e ndiejnë. Kjo është arsyeja pse janë miq të mirë dhe të besuar. Nëse keni një sekret ose brengë, mjafton t’ia thoni një Gaforreje sepse do të dijë t’ju kuptojë dhe këshillojë.

Gjithashtu, ato arrijnë të kuptojnë mirë ndjenjat e tyre dhe si rrjedhojë, t’i japin shpjegim një sjelljeje të caktuar të dikujt.

Virgjëresha

Virëgjëreshat kritikohen si perfeksioniste dhe analizuese, por kur vjen puna te të kuptuarit e të tjerëve këto janë superfuqia e tyre. Një Virgjëreshë nuk mbështetet vetëm tek intuita. Ajo vëzhgon, proceson dhe nxjerr një përfundim bazuar në faktet që ka. Shkurtimisht, arrijnë të shohin detaje që të tjerëve iu humbasin dhe të kuptojnë sjellje që duken normale për të tjerët.

Kjo nuk i bën të jenë të ftohta dhe pa ndjenja, por krejt e kundërta. Atyre iu intereson vërtet por më shumë përqendrohen te të kuptuarit e pse-ve se sa te të ndjerit e energjisë. Kjo nuk do të thotë se do t’i shprehin haptazi mendimet e tyre, por nëse thonë se kanë dalluar diçka, besojini.

Akrepi

Kjo shenjë e meriton tërësisht reputacionin e saj si perceptuese e mirë e emocioneve. Por janë edhe shumë empatikë ndaj mund ta ndiejnë emocionin e personit tjetër. Kjo aftësi e kombinuar me natyrën e tyre analitike i bën të jenë të aftë në leximin e situatave dhe njerëzve.

Instinktet e forta që kanë mund t’i bëjnë të ndiejnë edhe luhatjet e tjetrit përpara se ai vetë ta kuptojë. Në thelb, Akrepëve nuk iu pëlqen të gërvishtin sipërfaqen. Ata duan të dinë çfarë i shqetëson të tjerët dhe kanë dhuntinë për ta mësuar fare lehtë.

Peshqit

Peshqit janë poetët dhe artistët e emocioneve sepse drejtohen nga planeti i ëndrrave, Neptuni. Ata kanë një aftësi të pagabueshme për të kuptuar rrymat emocionale dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj ndjesive të të tjerëve. Nëse Gaforret janë ‘sfungjerë’ emocionalë, Peshqit janë pasqyrat. Ata mund të reflektojnë çfarë po ndieni përpara se ta keni procesuar.

Peshqit mund ta vendosin veten në vendin tuaj dhe të ndiejnë përjetimin tuaj. Gjykimi i tyre nuk kalon përmes logjikës, por ata janë bashkëudhëtarët tuaj në rrugën e ndjenjave.

të fundit

Spanja merr sinjale pozitive para duelit me Portugalinë, katër lojtarë stërviten të diferencuar

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm qetësues para përballjes së madhe ndaj Portugalisë në fazën e 1/16 së finales…

51 seconds ago

Police discover several types of drugs during a search of an apartment in Skopje

Policia e Shkupit njoftoi se gjatë një bastisjeje të kryer në një banesë në Shkup janë sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë,…

9 minutes ago

The murder of Eglant Koçi: data on cryptocurrency accounts found on Armand Shakaj’s computers

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar…

10 minutes ago

VIDEO/ Diaspora arrives in Albania/ With national symbols and banners, protesters enter Muriqan, ultimatum to Rama: Clear the way for an apolitical transitional government

Ditën e sotme 4 korrik 2026, pritet që një numër i madh të shqiptarëve nga diaspora të mbërrijnë në Tiranë.…

10 minutes ago

Some of His Closest Political Allies Have Been Put Under SPAK Investigation / Rama to BBC: The Protests Are a Sign of a Democratic Society

BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa në lidhje me këtë…

11 minutes ago

Vrasja e Eglant Koçit, nga kompjuterët e Armand Shakajt dalin të dhëna për llogari kriptomonedhash

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar…

12 minutes ago