Këto janë 5 ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh sepse pjesa më e madhe e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.

Vezët

Vezët janë një ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë. Ato janë të pasura me ushqyes dhe përmbajnë pak kalori apo sheqer. Vezët janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina dhe minerale. Vezët mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm dhe ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt të rëndësishëm ju mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat e tjera. Manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.

Arrorët

Karbohidratet e mira janë të rëndësishme. Sipas informacioneve ato gjenden tek farat dhe arrorët të cilët janë shumë të pasur me një larmi ushqyesish. Këtu përfshihen edhe yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalçium, kalium dhe proteina. Për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra të ndryshme dhe nuk bëhen të mërzitshme. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër.


Shtuar 30.05.2022 20:14