Jetojmë në një shoqëri multi-kulturore. Myslimanët gjatë agjërimit përballen me shumë pyetje nga miqtë e tyre që nuk janë mysliman. Ja disa pyetje që shtrohen më shpesh.
“Ramazani është një nga pesë shtyllat e Islamit. Kjo shumë lehtë mund të shpjegohet në këtë mënyrë. Sipas kuptimit metaforik, agjërimi është ‘varfëri e detyruar’, me qëllim për të vendosur barazinë mes njerëzve duke, refuzuar ushqim, pije dhe kënaqësi trupore.”
None found
“Po, nuk pihet as ujë, as kafe. Sigurisht edhe duhanpirësit më të mëdhenj gjatë agjërimit eliminojnë vesin e tyre. Agjërimi zgjat nga agimi (Imsaku) e deri në perëndim të diellit (Iftar).
Për Iftar duhet pasur kujdes që të mos teprohet me ushqim, rekomandohet të konsumohet më pak por më shpesh. Pasi të përfundoj Iftari sigurisht vjen çaji ose kafeja, secili sipas dëshirës së vet. Gjatë verës kur periudha mes Iftarit dhe Syfirit është shumë e shkurtër prej rreth pesë orë duhet pasur kujdes që të mos konsumohet shumë me qëllim që të mund të hani në Syfir…”.
“Pyetja më e vështir për tu përgjigjur. Njeriu përmes agjërimit duhet ta pastrojë shpirtin e tij nga instinktet e kafshëve dhe robërimi i pasioneve. Të kontrollojë instinktet. A është kjo e lehtë, vlerësojeni vetë.
A është vështirë të shihni të tjerët duke ngrënë ushqim, mendoj se jo. Nëse ke ndërmend të agjërosh aspak nuk të shkon mendja të hash ushqim…”.
“Po, Syfiri hahet gjatë natës. Në Syfir nuk duhet të konsumohen racione të shumta, përkundrazi duhet të bëni zgjedhje të zgjuar të asaj që konsumoni duke shmangur volumin e ushqimit. I’a një shembull modest për një Syfir të shpejtë dhe me shumë kalori: bukë integrale, djathë, banane, urma, bajame, ujë, jogurt, vezë, fruta, mjaltë…Nuk duhet të konsumohet shumë kafe, çaj, ushqim I kripur dhe I skuqur me qëllim që më lehtë ta kalojnë ditën e nesërme!”.
“Për Iftar konsumohet çdo gjë, nuk ka kufizime. Miqtë sigurisht se janë të mirëseardhur ndërsa vlera e përgatitjes së Iftarit nga ai që ofron Iftar është shumë e madhe. I dërguari I Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ‘Kush përgatit Iftar për agjërues do të ketë të njëjtin shpërblim si agjëruesi me atë që agjëruesit nuk do t’i reduktohet shpërblimi i tij’.
“Sigurisht pasi Ramazani është një nga shtyllat e Islamit dhe obligim i çdo myslimani prandaj edhe rregullat janë të njëjta kudo dhe të pandryshueshme. Agjërohet në periudha të ndryshme kohore sepse muaji Ramazan lëviz 10 ditë përpara për shkak të kalendarit hënor”.
-mysliman
-i moshës madhore
-i arsyeshëm
-i shëndetshëm
-Personi që nuk udhëton
-gruaja kur nuk është në ciklin menstrual
8. Kush ka të drejtë të mos agjëroj?
-I sëmuri
-udhëtari
–I moshuari apo e moshuara që nuk janë në gjendje të agjërojnë (për çdo ditë të humbur domosdoshmërish duhet ushqyer një I varfër)
–I sëmuri, shërimi I të cilit nuk pritet apo ka status të një të moshuari që nuk është I aftë të agjërojë
-shtatzënat dhe gratë që japin gji fëmijëve
9. A ndihmohen të varfërit gjatë Ramazanit dhe si?
“Po. Sadekatu’l-Fitr është obligim material me të cilin Islami i inkurajon myslimanët të kujdesen për të varfëritë. Çdo mysliman në fund të Ramazanit është i detyruar të ndajë (përafërsisht 3 kg) ushqim për t’ua ndarë të varfërve, që edhe ata pas një muaj agjërim së bashku me të pasurit të gëzohen gjatë festës së Bajramit”.
1..A është i lehtë kthimi në jetën normale apo mund të ndodhi që të teprohet me ushqim, për të kompensuar të humburën?
“Kthimi në jetën normale nuk paraqet problem pasi konsumohet aq sa duhet. Asgjë nuk humbet sepse gjithçka kompensohet mes Iftarit dhe Syfirit. Por problem i vetëm është se para jush është festa e Bajramit. Sigurisht duhet të keni kujdes të mos e teproni me bakllava. Kjo sigurisht vlen edhe kur jeni në jetën normale”.
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit…
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana. Ky…
Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët kanë votuar…
Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundeshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit. “Grupet e…
Qyteti i Heraklion, në ishullin e Kretë, po përballet me një situatë të pazakontë dhe alarmante, pasi është mbuluar nga…
Debatet dhe polemikat kanë nisur herët në Ferma VIP 3, por krahas tyre, në fermë kanë filluar të shfaqen edhe…