Keni harruar të vendosni deodorant? Ka një zgjidhje të shpejtë që do t’ju shpëtojë

Një nga situatat më të bezdisshme me të cilat mund të përballeni, sidomos gjatë verës, është të harroni vendosni deodorant dhe zbuloni ndërkohë që jeni, për shembull, rrugës për diku.

Megjithatë, ka një truk të vogël që duhet mbajtur parasysh. Është mirë të keni gjithmonë me vete një dezinfektues duarsh. Fërkoni disa pika në secilën sqetull dhe lëreni lëngun të avullojë, nuk do të duhen më shumë se disa sekonda.

Meqenëse aroma e trupit shkaktohet nga bakteret që jetojnë dhe riprodhohen në lëkurën tonë, dezinfektuesi do t’ju shpëtojë nga aromat e pakëndshme pasi vret këta mikroorganizma. Alkooli që përmban dezinfektuesi gjithashtu ndihmon që djersa të avullojë më shpejt.


Shtuar 4.03.2022 16:47