Katër pyetje që duhet t’i bëni vetes, para se të pranoni apo refuzoni ftesën e miqësisë së SHEFIT në rrjete sociale

A është normale të ndjek shefin tim në Instagram? Dhe më pas, një tjetër edhe më e ndërlikuar: A duhet ta pranoj kërkesën e miqësisë në Facebook të shefit tim?

Për fat të keq, përgjigjja nuk është e prerë.

Nëse vendosni të jeni ose jo mik në internet me shefin tuaj, kjo varet tërësisht nga mënyra se si i përdorni rrjetet sociale, nga preferencat tuaja dhe nga sjellja juaj – po ashtu edhe nga marrëdhënia që keni me shefin.

Ja disa pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të pranoni ose të refuzoni një miqësi dixhitale të shefit tuaj.

1.A e përdorni Instagram për të ndarë suksesin në karrierën tuaj, apo është më shumë një rrjet familjar dhe për miqtë? Me fjalë të tjera: A jeni një person më i rezervuar, i cili dëshiron që shefi të mos dijë detaje të jetës personale?

Nëse është kështu, shpjegojini shefit me delikatesë se faqja juaj është e rezervuar për familjen dhe miqtë, por se do të ishit të lumtur të ishit pjesë e ndonjë rrjeti profesional. Përpiquni që ai të kuptojë arsyen se pse ju e keni refuzuar kërkesën për t’u bërë miq në rrjetet sociale.

2.A jeni ai personi që çdo gjë tundohet dhe e shkruan në rrjetet sociale – shkruani për shembull shqetësimet ndërkohë që jeni në trafik. Me fjalë të tjera, a i përdorini rrjetet sociale si një burim informacioni?

Nëse po, është më mirë që të mos e bëni më një gjë të tillë. Me siguri do të ketë shumë gjëra të cilat do të ishte mirë që shefi juaj të mos i shihte. Mbani në konsideratë këtë gjë: 92% e rekrutuesve përdorin rrjetet sociale kur marrin vendime për punësim, kështu që pastrojeni faqen tuaj dhe mbajeni personale para se kjo të ndikojë në punën tuaj.

3.A do të përmirësohet situata juaj në punë nga aktiviteti në rrjetet sociale?

Le t’i hedhim një sy më të detajuar. Të pasurit e një faqe sociale dinamike është një burim i madh për shumë kompani. Kjo mund të tregojë që jeni në gjendje të krijoni stories të bukura, përmbajtje interesante, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, të krijoni një komunitet. Nëse punoni në këtë fushë këto janë cilësi të çmuara. T’i tregoni shefit tuaj që keni një feed të mirë me një numër të madh ndjekësish, mund të ketë avantazhe të mëdha.

4.A duhet ta ndryshoni aktivitetin online tani që shefi ju ndjek në rrjetet sociale?

Jo domosdoshmërisht. Me siguri, shefi ju ndjek për të njëjtën arsye që ju ndjekin dhe shumë të tjerë. Atyre u pëlqen ajo çfarë publikoni dhe duan të dinë më shumë rreth jush./monitor/