Kafeja dhe horoskopi: kombinimi më i papritur që do doje të dije më herët

Një kombinim i pazakontë mes astrologjisë dhe shkencës së ushqimit po bën xhiron e rrjetit: sipas një studimi të ri, mënyra se si trupi yt reagon ndaj kafeinës lidhet (ndoshta) edhe me… shenjën e horoskopit!

Ja si ndikon te secila shenjë:

Dashi, Luani, Shigjetari – Kanë një tolerancë të lartë ndaj kafeinës. Kafeja i energjizon edhe më shumë dhe i bën më të zhurmshëm, impulsivë e plot ide.

Binjakët, Peshorja, Ujori – Pijnë kafe për shoqëri dhe lidhje sociale. Nëse janë me dikë, pinë 3, nëse janë vetëm… ndoshta harrojnë edhe të pijnë. U ndikon më shumë në humor sesa në trup.

Gaforrja, Akrepi, Peshqit – Më të ndjeshmit ndaj kafeinës. Mund të ndihen më të trishtuar, nervozë apo të lodhur nëse e teprojnë me një filxhan më shumë se zakonisht.

Demi, Virgjëresha, Bricjapi – Pijnë kafe me plan! Kanë rituale të sakta, s’eksperimentojnë shumë. Por kur u del rutina nga binarët, ndihen të shpërqendruar.

Astrologët thonë se kjo nuk është rastësi: planeti yt udhëheqës, elementi që i përket shenjës dhe ora e lindjes mund të ndikojnë në mënyrën si trupi yt përthith kafeinën. Dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në humorin dhe fokusin tënd gjatë ditës.


Shtuar 27.05.2025 11:19