Mund të duket e pafajshme, por vënia e këmbëve në kroskot është në fakt shumë e rrezikshme. Keni një udhëtim të gjatë me makinë, ndaj dëshironi të ndiheni sa më rehat. Snacks, pije, muzikë e mirë: jeni gati për udhëtim. Kur dikush tjetër është duke vozitur, ju mund të relaksoheni pak në sediljen e pasagjerit. Vendosja e këmbëve në kroskot, është relaksimi i fundit, apo jo? Ndoshta pak, por mund të përfundojë shumë keq… Për fat, gruaja irlandeze Gráinne Kealy jetoi për të treguar përrallën.
35-vjeçarja Gráinne Kealy po paralajmëron njerëzit që të mos i vendosin këmbët në panelin e kontrollit përmes faqes së saj në Facebook. Në moshën 22-vjeçare ajo u përfshi në një aksident automobilistik që përfundoi shumë keq, pjesërisht për shkak se i kishte këmbët në kroskot. Ajo ishte në makinë me të dashurin e saj në atë moment dhe vendosi të zgjaste këmbët e saj, duke mos ditur që këmbët e saj ishin drejtpërdrejt mbi airbag.