Të gjithëve ju ka ndodhur të paktën një herë të ndiheni të rraskapitur, e megjithatë mos t`ju zërë dot gjumi.
Një nga shumë faktorët që ndikojnë tek ky problem është edhe ajo se çfarë keni ngrënë (dhe sa) përpara se të shtriheshit. Nëse ushqimi nuk tretet para se të shkoni në shtrat, trupi kalon kohën që duhet të pushojë në tretjen e ushqimit. Për fat, dietologët sugjerojnë një “vakt të shpejtë”, që zakonisht e keni të gjithë në shtëpi.
Tracy Lockwood, dietologe, thotë në një nga seritë e “You vs Food” nga Well&Good se një ide shumë e mirë e diçkaje të shpejtë për të konsumuar para gjumit (snack) mund të jetë një banane me gjalp kikiriku.
Nivelet e ngritura të glukozës mund t’ju mbajnë zgjuar, thotë Beckerman, duke theksuar se kjo gjithashtu varet nga sa i ndjeshëm është trupi juaj. Ajo këshillon të mos konsumoni ushqime me sheqer të rafinuar, karbohidrate përpara gjumit sepse mund të mund të kontribuojnë në gjumë të dobët.
Megjithatë, truri ndonjëherë kërkon me patjetër të konsumojë diçka. Një banane me gjalp kikiriku, ose një banane e thjeshtë është një ushqim i lehtë përpara gjumit dhe gjasat janë që do t’ju ndihmojë të flini më mirë, prandaj kjo mbetet një nga zgjidhjet më të mira.
Jo vetëm që këta përbërës janë një kombinim shumë i shijshëm, por ata gjithashtu ndihmojnë njëri-tjetrin të shkëlqejë. Bananet kanë shumë kalium dhe magnez, të cilat mund të ndihmojnë muskujt të relaksohen. Gjalp i kikirikut përmban triptofan, një aminoacid që shndërrohet në serotonin në tru dhe është pararendës i melatoninës. Kombinimi i të dyjave, mund ta bëjë triptofanin më të disponueshëm për trurin tuaj dhe të rrisë aftësinë/mundësinë për të fjetur.