Jeta e tyre varet nga ushqimi, mjeku popullor tregon frutat që diabetikët mund të konsumojnë pa e vrarë mendjen

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për frutat që diabetikët mund të konsumojnë.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka sugjeruar disa prej tyre, duke thënë se duhet të bëjnë kujdes me masën, mos ta teprojnë.

“Rekomandohet që diabetikët të hanë fruta dhe jo lëngje frutash, sepse mungojnë fibrat dhe gjëra të tjera, të cilat e çekulibrojnë organizmin e një diabetiku. Ai duhet të hajë patjetër fruta. Meqënëse unë e fillova me shegën që e dua shumë, duhet të hajë shegë por pa abuzuar. Mëqenëse ka edhe pjesën drurore shega që ne e gëlltisim bashkë me kokërrat, nuk duhet të abuzojmë, nuk duhet ta ndajmë me tepri, por siç thash ta ndajmë në segmente gjatë ditës. Një frut mjaft i mirë dhe stabilizues është banania. Megjithëse nuk është i vendit, është një frut mjaft i mirë. Në kundërshtim me bindjen që kanë diabetikët, fruti i fikut është një frut mjaft i mirë. Edhe mani, janë dy fruta që në mentalitetin popullor janë fruta që të rëndojnë stomakun, të bëjnë dëm.

Ama duhet të kemi kujdes se diabetikët në shkallën e avancuar janë mësuar që hanë ushqimin, bëjnë insulinën, nuk duan çrregullim tjetër. Këtu duhet të bëjnë kujdes, sepse duke ngrënë një dozë edhe pak më të moderuar të ushqimit të vaktit dhe këtë e lënë hapësirë për të konsumuar disa fruta, duhet që të kenë kujdes sepse ç’rregullohet”, tha ndër të tjera Gjeta