Jeni zgjuar me sy të fryrë? Këto janë metodat që do t’ju shpëtojnë

Zgjoheni në mëngjes dhe keni sy të fryrë? Duhet të dini se ënjtja nuk është gjithmonë për shkak të mungesës së gjumit, por edhe nga faktorë të tjerë.

Gjenet, mbajtja e lëngjeve, alergjitë, ekspozimi në diell, drita blu dhe dieta e dobët janë disa nga shkaqet që shkaktojnë fryrjen e syve.

Pra, si të shpëtojmë njëherë e mirë nga sytë e fryrë? Metodat e mëposhtme do të na japin menjëherë një rezultat të garantuar.

Luga e ngrirë

Dy lugë i mbajmë në ngrirje dhe në mëngjes kur na janë fryrë sytë i vendosim me pjesën e lakuar tek qepallat. Shtypim pak për disa sekonda dhe përsërisim lëvizjen. Temperatura e tyre do të zvogëlojë shpejt ënjtjen.

Kafeinë

Kafeina është një përbërës i fuqishëm antioksidant që stimulon mikroqarkullimin. Për një efekt edhe më mbresëlënës, vendosni maska për sytë me kafeinë. Kështu kombinojmë efektin e dobishëm të kafeinës me krioterapinë.

Hidratimi

Arsyeja është e thjeshtë. Uji stimulon limfën dhe nxjerr lëngjet që ngecin në këtë rast në indet lidhëse rreth qepallave.

Masazhim me gishta

Aplikojmë kremin e syve dhe më pas bëjmë lëvizje të buta me majat e gishtave rreth qepallave në mënyrë që të “zgjojmë” limfën dhe të detoksojmë zonën. .

Nëse nuk gjeni përmirësim me alternativat e mësipërme, duhet t’i shkoni tek një dermatologu. Ka një sërë trajtimesh që reduktojnë ënjtjen dhe shtrëngojnë zonën, duke dhënë një pamje mbresëlënëse. Së fundi, nëse ënjtja është për shkak të alergjive sezonale, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.