Jeni kuriozë të dini çfarë paragjykojnë më shumë njerëzit?

Po flasim për atë paragjykimin e shpejtë, që nis nga një sjellje e caktuar e momentit, që ndoshta ju e bëni rrallë, por ja që…

1.“Kur lëvizin rreth e rrotull dhe e mbajnë telefonin me loud speaker! Një tmerr.”

2.“Kur gjëja e parë që bëjnë sapo më takojnë është të flasin keq për të tjerët. Pra mendojnë se ata janë të mirët dhe pjesa tjetër problemi.”

3.“I gjykoj nga mënyra sesi sillen me njerëzit që kanë poshtë vetes, me fëmijët, kafshët dhe personat me aftësi të veçanta.”

4.“Kur qëndrimin tënd politik e lidhin me gjithë personalitetin tënd.”

5. “Kur përtypin çamçakëzin me gojë hapur. E neveritshme.”

6.“Kur thonë se kanë OCD kur në fakt e dinë mirë që s’kanë.”

7.“I paragjykoj dhe do vazhdoj ta bëj kur dalin nga tualeti dhe nuk lajnë duart. Publike ose jo, është e shpifur në çdo rast.”

8.“Kur parkojnë në vende të rezervuara për njerëzit me aftësi të veçanta.”

9.“Kur dikush justifikon sjelljen e pahijshme duke përfshirë shenjën e horoskopit.”

10.“Kur ecin me shpejtësi nëpër lagje. Çfarë idiotësh!”

11.“Paragjykoj këdo që reagon shpejt nga inat apo i kthehet dhunës me dhunë.”/BuzzFeed


Shtuar 12.11.2021 15:53