Ndjesia e të përzierave mund të ketë shumë arsye nga pas, ndonëse njerëzit i përmbledhin në dy të vetme: Je helmuar nga ushqimi, mund te jesh shtatzënë. Duke mos njohur shkaqet e vërteta të ndjesisë së të vjellurit, njerëzit priren të bësojnë se nuk kanë asgjë, nëse nuk janë helmuar apo nuk presin një fëmijë (në rastin e një fëmije apo mashkulli) . Do të habitenit kur të mësoni se sa shumë gjëra të tjera mund të shktaktojnë këtë gjendje, ndaj vazhdoni të lexoni .
1. Migrena
Ndjesia e të përzierave shpesh është simptomë e migrenës. Dhimbjet e vazhdueshme të kokës mund të shoqërohen me një gjendje aspak e mirë e stomakut.
2. Stresi
Stresi është një tjetër faktor që kontibuon dhe përkeqëson problemet e stomakut , duke shkaktuar më pas të vjella.
Është e rëndësishme të zhvilloni teknika si yoga apo meditimi për të përballuar stresin si dhe rekomandohet të shmangni ushqimet pikante dhe kafeinën .
3.Gurë të tëmthit
Përzieria dhe të vjellat janë dy nga shenjat treguese të gurëve në tëmth.
4. Kontraceptivët
Pilulat kontraceptive e vitaminat, shpesh mund të kenë vjelljen si efekt anësor.
5.Shtatzënia
Ndryshe nga se paraqitet në filma, vjellja nuk është shenja e parë e një shtatzënie të mundshme.
Për një grua që ka menstruacione të rregullta, në rast se ajo është shtatzënë , do të fillojë të përjetojë të përzierat deri në 8 javë pas shtatzënise, pra teper vonë. Ndërsa për një grua me menstraucione jo të rregullta, të vjellat janë tregues kryesor.