E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në Rtv Ora ishte dietologia Ardiana Berisha-Hoxha, e cila na tregoi disa nga benefitet që na sjell muaji i shenjtë i Ramazanit.
Të agjërosh nuk është një gjë e lehtë por në aspektin shëndetësorë agjërimi ka shumë benefite thotë Ardiana.
Ja disa prej tyre:
• Duke mos konsumuar ushqim gjithë ditën, kemi një kontrollim të mirë të insulinës, pra trupi jonë nuk duhet të prodhojë çdo kohë insulinë, që të ballafaqohet me sheqerin në gjak, pra është një kontrollim i insulinës shumë i mirë. Pankreasi jonë thjesht është i qetë dhe pangacmuar.
• Një benefit tjetër është dhe riciklimi i qelizës, në kohën kur nuk ka ushqim qeliza provon të ushqehet me mbeturina që i ka vet. Nga iftari deri në syfyr nuk duhet të abuzojmë me ushqime të pa shëndetshme, por gjithsesi është një pastrim, një rigjenerim i trupi. Qeliza tani ka kohën e vet, dhe ka kohën të pastrojë. Riciklon të gjithë ato proteinat që në fakt duhet të eleminohen.
• Kur konsumoni më pak ushqim, parandalohen sëmundjet kancerogjene.
• Muaji i Ramazanit në aspektin shëndetësor është një pastrim që i ndodh gjithë trupit të njeriut.