Me siguri, kur keni qenë fëmijë keni dëgjuar frazën: Mos e kalo çamçakëzin poshtë se ju ngjitën zorrët. Por jo. Nëse ju gëlltisni çamçakëzin mos u frikësoni, pasi nuk është asgjë e rrezikshëm sepse ai tretet në lukth njësoj si ushqimet tjera.
Çamçakëzi është bërë për tu përtypur dhe jo për tu ngrënë, por ndonjëherë aksidentalisht thjesht ndodh. Ndoshta shkoi poshtë me një gotë ujë apo thjesht nuk kishit se ku ta hidhnit.
Ndoshta mund të keni dëgjuar se një çamçakëz mund të qëndrojë në stomak për 7 muaj ose për 7 vjet, një kohë tepër absurde. Këto mite duhet thënë se ishin të besueshme kur ishim tepër të vegjël.
Pra çfarë ndodh vërtet kur gëlltisni çamçakëzin?
Në thelb, çamçakëzi kalon përmes trupit tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër, por nuk tretet plotësisht. Nëse sistemi ynë i tretjes mund të tresë biftekun, sigurisht që do të tresë edhe çamçakëzin.
I vetmi ndryshim është që baza e saj nuk tretet për shkak të vetive kimike dhe përmbajtja nuk përthithet në zorrën e vogël si shumica e ushqimeve. Pasi të ndodhë, do të dalë si çdo gjë tjetër. Nuk ka kornizë kohore të caktuar, sepse lëvizshmëria e sistemit të tretjes është e ndryshme tek të gjithë.
Pra, po, përfundimisht do ta nxjerrësh çamçakëzin.
Jo. Ajo nuk do të ngjitet tek zorrët dhe të formojë një piramidë gjigante prej çamçakëzi ose diçka të tillë të ngjashme. Edhe pse nuk shpërbëhet plotësisht ajo do të dalë nga trupi përmes jashtëqitjes. Ekspertët ende vazhdojnë të këshillojnë që mos ta gëlltisni çamçakëzin, por jo për arsyet e frikshme që mund të keni menduar deri më sot.
Ai nuk do ju vrasë, as nuk do ju dëmtojë, por nuk është logjikë që ta gëlltisni me dashje.