Ishte mister prej më shumë se 100 vjetësh, zbulohet origjina e ujvarës së gjakut në Antarktidë

Ishte viti 1911 kur gjeologu britanik Thomas Griffith Taylor bëri një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë ekspeditës së famshme Terra Nova në Antarktidë. Në bazën e një akullnaje, e cila më vonë u quajt Taylor për nder të zbuluesit të saj, rritdhte një ujëvarë uji e kuqe e ngjashme me gjakun.

Për më shumë se një shekull, studiues dhe shkencëtarë kanë kërkuar për arsyet e këtij fenomeni të pabesueshëm, duke avancuar teori të ndryshme.

Tani një grup studiuesish ka përdorur një mikroskop elektronik transmetimi të fuqishëm për të ekzaminuar mostrat e nanosferave të ngurta të gjetura me bollëk në ujërat e gjakderdhjes. Analiza ka zbuluar se ato ishin topa të vegjël të pasur me hekur (sa një e qindta e një qelize të kuqe të gjakut të njeriut) për të ngjyrosur ujin në të kuq duke oksiduar.

“Përveç hekurit, ato përmbajnë shumë elementë të tjerë, si silikom, kalcium, alumin dhe natrium”, shpjegon Ken Livi, një nga autorët.

Natyra e nanosferave nuk ka qenë e qartë deri më tani jo vetëm sepse ato janë të vogla, por edhe sepse grupet kërkimore që kishin hetuar më parë besonin se ishte një mineral që e lyente ujin të kuq, ndërsa në realitet nanosferat nuk janë minerale.

“Për të qenë minerale, atomet duhet të kenë një strukturë shumë specifike dhe kristalore. Këto nanosfera nuk janë kristalore, kështu që metodat e përdorura më parë për të ekzaminuar lëndët e ngurta të gjetura nuk i kishin zbuluar ato”, shpjegon Livi.

Ishin misionet e fundit në Mars që i dhanë Livit, ekspertit të materialeve planetare, idenë për të hetuar mbi origjinën e gjakut të ujëvarave.

“Me mbërritjen e misioneve në Mars, një interes ka lindur rreth analizës së trupave të ngurtë e pranishme në ujërat e gjakut që derdhet, sikur të ishte një vend uljeje marsian”, shpjegon Livi. Në fakt, shkencëtarët besojnë se të kuptuarit e mjedisit të Antarktikut dhe formave të jetës që banojnë në të mund të ndihmojë në kërkimin e jetës në planetë të tjerë me mjedise po aq jomikpritëse.

Studimi, përveç zgjidhjes së misterit të ujëvarave të gjakut ka nxjerrë në pah një problem tjetër ku duhet fokusuar.

“Kërkimi ynë zbulon se analiza e kryer nga roverët nuk arriti të përcaktojë natyrën e vërtetë të materialeve të gjetura në planetë të tjerë. Kjo është t e vërtetë për planetët më të ftohtë si Marsi, ku materialet që formohen mund të jenë nanoskopike dhe jo kristalore”, pohon Livi.

Për të kuptuar vërtetë natyrën e materialeve që përbëjnë sipërfaqen e planetëve shkëmborë, mund të nevojitet një mikroskop elektronik transmetues, por aktualisht nuk është e mundur të përdoret një në Mars, shpjegon ai.


Shtuar 3.08.2023 23:06