“Intriga dhe prishje miqësie”, Horoskopi mujor nga Paolo Fox: Çfarë duhet të prisni nga financat dhe dashuria

Dashi

Shtatori është muaji i rikthimit në punë, vetëm se duhet të jeni të kujdesshëm me marrëdhëniet e tensionuara. Priten ditë mjaft vrullshme në datat 8, 15, 16 dhe 23. Kini kujdes të mos i kundërviheni askujt. Vështirë se do të ndalen projektet që kanë nisur në muajt e fundit. Ka një lajm të mirë, sepse do të mund ta mbyllni shtatorin me të ardhura të tjera. Gjithsesi, duhet të tregoheni të kujdesshëm për sa i përket punës dhe kontakteve. Nevojat e shtëpisë janë sërish në plan të parë, ata që kanë nxjerrë në shitje një apartament këto ditë do të marrin disa përgjigje. Merrini gjërat shtruar, sepse nxitimi është një këshilltar i keq. Po afron një fundvit shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të provojnë gjëra të reja.

Për sa i takon sektorit të ndjenjave, Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm, duke ju krijuar kushtet e përshtatshme në dashuri. Edhe ata që janë ndarë, e kanë bërë me kënaqësi, duke menduar se gjithsesi do të ketë mundësi të reja. Kushdo që ka jetuar i pakënaqur për vite me të njëjtin njeri, do të gjejë forcën të heqë dorë nga gjithçka. Takimet e reja janë të shkëlqyera. Ata që janë vetëm, duhet të pyesin veten nëse duan vërtet dashuri. Nuk mungon sharmi, yjet i ndihmojnë takimet edhe në mes të muajit. Në një klimë kaq të vlefshme për ndjenjat, nuk përjashtohet që Dashi të tërhiqet nga dy njerëz, por kujdes të mos i ndërlikoni situatat. Tradhtitë zbulohen dhe nuk janë asnjëherë të këshillueshme. Do të jetë e vështirë të frenoni dëshirën erotike që ka disa muaj që po rritet dita-ditës, pavarësisht moshës. Të lindurit nën shenjën e Dashit janë të zjarrtë dhe pasionantë!

Në shtator keni nevojë të pushoni pak dhe të mos nxitoni. Bëni kujdes në fund të muajit, nga data 23 deri më 30. Problemet e vogla mund të zgjidhen duke pushuar dhe mbi të gjitha duke ndjekur këshillën e një specialisti.

Demi

Shtatori është një muaj i shkëlqyer për ju. Jupiteri bashkë me Uranin paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme. Duhet të nënshkruani marrëveshje afatgjata, nëse është e mundur. Mund të rikuperoni një rol të humbur në të shkuarën dhe të keni më shumë besim në të ardhmen. Është koha më e mirë për të kërkuar ndryshime. Tani mund t’ju pranohen disa kërkesa të refuzuara në të shkuarën. Dikush mund të mendojë edhe për fitime më të mëdha, ose mund të hiqni dorë diçka që nuk shpërblehet. Ambicia është shumë e madhe, duhen përpjekje, por ajo që ka rëndësi është se rezultati është pa dyshim në favorin tuaj. Më mirë të lini diçka mënjanë tani, që të ndiheni mirë gjatë muajve të ardhshëm. Do të lindin spontanisht marrëveshjet e mira dhe nevoja për të kursyer diçka. Kushdo që ka më shumë kontakte, duhet të hapë një zyrë, ose një aktivitet në marrëdhënie me publikun. Tashmë e dini që duhet të rishqyrtoni të gjithë planin financiar, ndaj bëni mirë të mos rrezikoni me gjëra të pasigurta. Takime të favorshme në një muaj frytdhënës për studentët dhe të gjithë ata që duhet të përballen me një provë. Ditët më të favorshme janë ato rreth datës 14.

Ka njëfarë ngurrimi për të dashuruar nga ata që janë të ndarë, por edhe një pasiguri që ende dominon disa marrëdhënie. Ndoshta është thjesht mërzia apo frika se s’do t’ia dilni mbanë. Demi ka gjithmonë frikë se mos humb paratë dhe qetësinë. Për fat të mirë, Venusi do të kthehet në neutral më datë 9 tetor. Nëse keni konflikte të vjetra për të zgjidhur, më mirë diskutojini muajin tjetër. Është e vërtetë që Jupiteri përfaqëson sigurinë në dashuri, por qetësia shpirtërore në familje mund të kërcënohet për disa javë nga shqetësime të vogla, qofshin edhe ekonomike. Tetori do të jetë më i rëndësishëm për zemrat e vetmuara. Lidhjet sentimentale që nisën në shtator janë të rëndësishme, por jo aq pasionante dhe magjepsëse sa ato të muajve të ardhshëm. Duhet të japim kohë dhe të shmangim konfliktet e parëndësishme në familje në datat 18, 19, 25 dhe 26.

Yjet e shtatorit janë të favorshëm, pasi do të ketë një situatë të mirë në planin psikofizik. Do të kalohet lehtësisht acarimi i shkaktuar nga disa planetë kundërshtarë. Nuk duhet të mungojë kujdesi dhe qetësia. Tregohuni të kujdesshëm vetëm në javën e parë dhe rreth datave 4 dhe 11.

Binjakët

Shtatori karakterizohet nga një lehtësim për sa i takon një situate të madhe sikleti, nervozizmi nga muaji gusht.

Mbeten ende disa probleme praktike për t’u zgjidhur.

Në shumicën e rasteve shpenzimet kanë qenë më shumë nga sa pritej. Ka nga ata që kanë marrë një hua. Duhet të menaxhoni me maturi disa çështje pune. Ata që punojnë me ortakë, kolegë, do të donin të ndryshonin, t’i përkushtohen diçkaje tjetër,

por s’do të jetë gjithmonë e mundur të shpëtojnë. Do të zbuloni se disa miq te të cilët mbështeteshit deri para pak kohësh, nuk janë më të disponueshëm. Nëse keni pasur ndonjë bllokim, mund të filloni përsëri. Mos largoni njerëz që mund të jenë të dobishëm për ju. Do të keni shpenzime të tepërta për rrëzimin e një padie apo likuidimin e një borxhi në një institucion, por mund të arrihet një ndërmjetësim. Duhet të mendoni nëse do të pranoni një shumë të caktuar për shitje. Tregoni kujdes në datat 14 dhe 21. Datat 25 dhe 26 janë të favorshme për takime biznesi.

Çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë nuk debatojnë për shkak të mungesës së dashurisë, por për shkak të mungesës së parave, ose punës. Shtatori është muaji që e tregon forcën e dashurisë, sepse në momentet e vështira, kuptohet se sa e fortë është marrëdhënia. Gratë duan konfirmim të vazhdueshëm dhe u bëjnë partnerëve teste besnikërie, ndërsa burrat e shenjës që janë të pakënaqur në shtëpi, mund të shikojnë përreth.

Ata që janë të mençur dhe të pjekur nuk do të kenë dyshime,

do të përpiqen të qëndrojnë pranë partnerit duke u përballur me njëfarë pasigurie në lidhje me aktivitetin apo botën e jashtme. Nëse keni mosmarrëveshje në familje, do të jetë mirë t’i zgjidhni sa më shpejt. Ata që janë në një lidhje të ndërlikuar, do të japin një ultimatum.

Nga muaji tjetër, do të fshihet gjithçka e tepërt.

Muaj i trazuar. Ekziston një dëshirë për të bërë shumë gjëra

në pak kohë. Shumë do të mërziten këtë shtator. Nuk është një periudhë bllokimi, ka vetëm vonesa dhe shumë stres. Tensioni nervor është shumë i lartë. Kushdo që ndryshon vendin e punës, statusin civil, qytetin, nga njëra anë është i lumtur, por nga ana tjetër është jashtëzakonisht i tensionuar dhe kjo mund të shkaktojë polemika të dëmshme për fizikun.

Kujdes në datat 19 dhe 26.

Gaforrja

Do t’i riktheheni profesionit, në varësi të moshës dhe rolit që keni ndërtuar me kalimin e kohës. E vetmja e metë në shtator është prania e një Marsi kundërshtues, që mund të nxitë mosmarrëveshje të vogla. Tani që keni gjetur sërish forcën dhe energjinë tuaj, nuk dëshironi më të ndiheni keq, sepse mund të përballeni me situata të ngjashme si në të kaluarën. Për këtë arsye, do të jeni shumë kërkues me të gjithë. Nuk ka dyshime për efektivitetin e punës suaj. Kompanitë e reja dhe sipërmarrjet tregtare mund të rifitojnë vrullin falë një nisme të mirë.

Shtatori ndihmon edhe në zgjedhjet që do të sjellin kënaqësi.

Kushdo që pret lajme nga një institucion, siç është pagesa e një dëmshpërblimi, do t’i marrë në shtator. Ata që kanë bërë një apel, do të kenë drejtësi. Do të jenë më të lehta për t’u menaxhuar mosmarrëveshjet dhe çështjet ligjore që nisin në këtë periudhë.

Në dashuri ka pasur shumë dyzime. Jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm, ndonjëherë mjafton gjëja më e vogël për t’ju zemëruar, por nëse pasioni është i madh, mund të jeni edhe shumë të ëmbël dhe të ndërroni mendje. Ka ditë në shtator kur gjithçka do të duket e përballueshme, por edhe ditë të tjera kur do të dëshironi të shkatërroni gjithçka. Edhe ata që janë ndarë, tani mund t’i harrojnë të këqijat, deklaratat e pakëndshme dhe

të përjetojnë një ndryshim thelbësor në dashuri. Lajm i mirë për beqarët është se në këtë muaj ka mundësi të bëni njohje të mira. Vjeshta do të jetë e rëndësishme për të gjitha çiftet që duan të marrin vendime të rëndësishme. Tani gjithçka është më e qartë dhe disa të vërteta nuk fshihen më.

Pavarësisht se ka një rikuperim të përgjithshëm, disa ditë në shtator mund të duken veçanërisht të lodhshme, sidomos datat 2, 3, 16 dhe 17. Duket sikur dikush ju zemëron fundjavave, ndaj përpiquni të largoheni nga ambientet ku nuk ndiheni rehat! Vihet re një përmirësim gradual edhe për ata që janë përballur me probleme të mëdha. Vetëm se duhet të tregoni kujdes në ditët e fundit të muajit.

Luani

Nga pikëpamja praktike, duhet të pritni për një rikuperim

të mirë. Nuk është një vit që karakterizohet nga të ardhura të shumta dhe ju e dini fort mirë, por nëse është e vërtetë që kanë hyrë pak para ose kanë dalë shumë, me guximin tuaj të lindur keni pasur aftësinë për të filluar projekte të reja.

Të rinjtë mund të fillojnë një projekt pune që do të shtrihet në të ardhmen. Ata që kanë disa kohë që punojnë në grup, do të kenë njëfarë mosbesimi. Është më e lodhshme të fillosh nga e para, por tani mund të mendoni edhe të ndryshoni rregullat e lojës dhe t’i përkushtoheni diçkaje ndryshe. Në datën 21 vjen një periudhë më e mirë për studentët, edhe pse në datën 19 do ta keni të vështirë të përqendroheni.

Është e kotë të fshihet se prej disa kohësh sharmi juaj ka qenë i papërmbajtshëm. Venusi ka përsosur teknikat tuaja joshëse dhe ka të ngjarë që po kënaqeni. Ju pëlqen të admiroheni. Megjithatë, dashuria nuk është gjithmonë një konkurrencë,

më mirë të shmangni krahasimet. Tani ju duhet vërtet pak qetësi. Lidhjet që nuk kanë baza të forta, nuk mund të përmirësohen vetëm falë yjeve, ndaj duhen ndërprerë historitë e bazuara në mekanizma ende të paqartë. Ju duhet të jetoni lirshëm, duke treguar ndjenjat tuaja pa frenime. Marsi në shenjën tuaj ndihmon. Data 23 do të jetë një datë interesante për të sqaruar situata që kanë mbetur pezull. Familjet me fëmijë të sapolindur duhet të organizohen mirë, përndryshe rrezikoni të fajësoni të tjerët për përgjegjësitë reciproke.

Krenaria juaj nuk do të përkulet tani. Përkundrazi!

Disa ditë janë të lodhshme, si data 4 dhe 5. Marsi ndihmon në zgjidhjen e problemeve të vogla. Nëse ka ende ndonjë pengesë për të kapërcyer, mos ngurroni të kontaktoni një ekspert për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Kujdesuni për mirëqenien tuaj, qoftë edhe atë shpirtërore. Për shembull, duke lexuar libra që mund

të sjellin qetësi të brendshme, ose t’ju nxitin të kuptoni problemet që nuk i keni trajtuar në mënyrën e duhur në muajt e fundit.

Virgjëresha

Nuk ndalesh kurrë! Aq më pak tani, duke qenë se Mërkuri është në shenjën tuaj dhe tjetërson gjithçka nga 15 shtatori.

Dielli ju dhuron një dozë të madhe ekuilibri dhe stabiliteti.

Do të ketë goxha ndryshime, edhe pse janë të lodhshme në fillim. Nëse ka marrëveshje për të bërë, kontakte për të favorizuar, është më mirë të futeni drejt e në temë. Ditët interesante, në të cilat do të nënshkruani kontrata apo do të nisni projekte, janë datat 13 dhe 14. Në fakt, hëna e re në shenjë do t’ju sjellë qartësi mendore. Duhet të përfitoni nga kjo periudhë për të rikuperuar paratë e humbura në të kaluarën. Zgjidhje ligjore pas vitesh, rimbursime nga institucionet, çdo gjë mund të ndodhë. Nëse ju propozojnë për të filluar një punë të re, ose për të ndryshuar detyrën, vlerësojeni situatën me kujdes. Jupiteri jua jep mundësinë, por Saturni është ende në prapavijë.

Dashuria favorizohet në një muaj që parashikon hyrjen e Venusit në shenjën tuaj nga tetori. Lidhjet që lindin në shtator duket të jenë të rëndësishme dhe çiftet që nuk kanë folur me njëri-tjetrin për arsye të ndryshme, mund të pajtohen dhe ndoshta edhe të kuptojnë arsyen e një shkëputjeje. Do të ketë edhe nga ata që do të zyrtarizojnë një lidhje. Ata që janë në çift, por prej disa kohësh janë të pakënaqur, mund të përjetojnë emocione të thella në një lidhje paralele. Shtatori dhe tetori janë muaj njohjesh të reja. Zgjidhje pasurie ose investime interesante. Ky qiell është i dobishëm për forcimin e marrëdhënieve me fëmijët dhe të afërmit që nuk janë sjellë mirë me ju në të kaluarën. Në disa raste do të jetë e nevojshme të konsultoheni me një ekspert.

Disa tensione mund të kapërcehen shkëlqyeshëm. Duke qenë se ka pasur kaq shumë përpjekje muajt e fundit, nuk do të ishte ide

e keqe t’ia kushtonim të paktën fundjavat diçkaje të këndshme. Përqendrohuni te gjërat kyçe që duhet të bëni. Ditët nga data 11 deri në 17 janë të dobishme nëse dëshironi të rezervoni një paketë në një qendër bukurie, ose nëse keni nevojë të bëni një kontroll të përgjithshëm.

Peshorja

Problemet e së shkuarës duken të largëta, pasi Marsi kalon në shenjën tuaj në shtator, duke ringjallur dëshirën për të bërë gjëra, duke iu treguar të gjithëve guximin dhe forcën e lindur që keni. Do të kenë një avantazh ata që duhet të vlerësojnë suksesin e tyre në bazë të konsensusit. Profesionistët e lirë afirmohen dhe zgjerojnë fushën profesionale të veprimit. Ekziston edhe njëfarë ankthi dhe dëshira për të zgjidhur shpejt çdo gjë që është gabim, por mos harroni se nxitimi është këshilltar i keq. Ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe mos i anashkaloni disa çështje, sidomos në datat 8, 9 dhe 23. Ai që është munduar më shumë, tani ka një mundësi për t’u treguar të tjerëve përvojën e tij dhe mund të japë edhe më shumë. Shtatori është i lehtë dhe ka filluar të japë rezultate edhe për ata që duan të përfshihen në një veprimtari për herë të parë. Fitimet dhe operacionet financiare janë të favorshme gjatë gjithë muajit. Kreativiteti zhvillohet dhe kjo do t’i shpërblejë të gjithë ata që punojnë me idetë e tyre, nga artistët te reklamuesit, sipërmarrësit.

Për ata që nuk kanë bërë një hap të madh për shtëpinë, ka ende mundësi.

Më në fund mund të flitet me entuziazëm për dashurinë tuaj, sepse tani është e mundur të bëni atë që dëshironi. Çiftet që kanë kapërcyer krizat e mëdha duken më të ekuilibruar edhe ata që kanë mbetur vetëm, mund të kenë tashmë dikë në zemër.

Dëshira për t’i bërë gjërat konkrete dhe mençuria janë cilësitë që shoqërojnë edhe marrëdhëniet më të ndërlikuara. Dasma dhe bashkëjetesa janë të favorizuara për ata që kanë një lidhje serioze. Ata që duan të jetojnë marrëdhënie me kohë të pjesshme nuk ndihen fajtorë, pasi besojnë se një dashuri e lirë është më e vyer sesa një lidhje serioze. Zgjedhje drastike për ata që prej vitesh jetojnë një lidhje. Edhe ndarjet ofrojnë qetësi tani, shpëtoni nga ngarkesat e panevojshme! Shpresojmë që shumica të kenë partnerin e duhur pranë, që të mendojnë edhe për një fëmijë apo një ngjarje të rëndësishme që do të konfirmohet në muajt në vijim.

Rimëkëmbje do të keni edhe në aspektin fizik. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj mund të shkaktojë momente nervozizmi të fortë, ndaj bëni kujdes në datat 8, 9 dhe 23.

Shtatori ju inkurajon të bëni më mirë dhe ju lejon të rebeloheni nëse ankthi ju ka pushtuar për shumë muaj.

Akrepi

Nuk ka dyshime që do të ecni para, por të gjitha bashkëpunimet dhe ndryshimet e reja që kanë ndodhur deri më sot ju kanë kushtuar shumë mund. Duhet të duroni ende njëfarë pasigurie në shtator. Vonesa të vogla rreth datës 11. Kjo situatë astrologjike mund të ndikojë tek ata që kanë filluar një kurs të ri studimi, ose duan të rriten profesionalisht, sepse pavarësisht përgatitjes, duket se duhet t’ia nisin nga e para. Mos u shqetësoni nëse jeni të rinj, përpjekjet tuaja do të shpërblehen brenda pak muajsh. Thjesht duhet ta përballoni shtatorin me qetësi të madhe, duke shmangur rebelimet apo momentet e ankthit të madh. Me sa duket, ju dëshironi të çliroheni nga situatat që nuk ju pëlqejnë dhe po luftoni për të pasur vendin që ju takon. Vlerësoni gjithmonë me kujdes propozimet dhe njerëzit me të cilët do të bashkëpunoni.

Keni nevojë për pak qetësi në jetën tuaj, lajmi i mirë është se edhe këtë muaj do të keni vështirësi në planin personal. Megjithatë, mosmarrëveshjet e vogla mbeten të hapura. Disa shenja mund t’ju zemërojnë. Bëni kujdes me Ujorin, Demin dhe Luanin. Gjithsesi, pavarësisht nga shenja, nëse përballeni me një person armiqësor, të largët ose të heshtur, duhet ta largoni. Është e qartë se në një moment si ky çdo ndryshim rëndon dhe duke qenë se tashmë jeni të tensionuar që nga mesi i majit, është normale që dëshironi të relaksoheni. Në familje duhet gjithmonë pak më shumë durim. Nevojat familjare rriten dhe ju mendoni se keni nevojë për më shumë siguri. Në çift mund të ketë shumë debate për çështje financiare.

Nuk janë kapërcyer ende tensionet për shkak të paqëndrueshmërisë nervore. Është më mirë të shmangni telashet të hënën e muajit. Bëni gjithçka me qetësi, ditët nga data 27 deri në datën 30 janë më të mira.

Shigjetari

Nëse në gusht kishte shqetësime për rikuperimin e një vendi pune, për projekte në muajt në vijim, tani po zhduken. Ky është një moment më fitimprurës, qoftë edhe në planin mendor. Marsi rikthehet në një aspekt interesant. Venusi është intrigues. Vetëm Mërkuri sinjalizon për shpenzime të tepërta. Investimet e pallogaritura mund të jenë problem. Ata që kanë një aktivitet menaxherial, një rol drejtues, mund të mendojnë se ka një rrezik. Saturni fton të lindurit në fund të nëntorit të mos bëjnë hapa të gabuar. Shtatori është një muaj më i mirë për të planifikuar dhe nisur eksperimentet afatgjata për vitin 2024. Edhe nëse keni ankth, do ta kapërceni. Nuk ia vlen të flasim tani për kontratat e vitit të ardhshëm. Kujdesi në marrëdhëniet me partnerët dhe bashkëpunëtorët është gjëja më e mirë. Kushtojini vëmendje diskutimeve që mund të lindin në datat 13 dhe 14. Situata përmirësohet nga data 25 deri në datën 30.

Dashuria është më mirë sesa në gusht. Mund të lindin lidhje me kohë të pjesshme për beqarët, por ka dyshime për çiftet që bashkëjetojnë. Për shkak të problemeve të përditshme dhe mungesës së parave, marrëdhëniet mund të mos përjetohen në maksimum. Të vetmuarit janë më të favorizuarit, sepse mund të jetojnë dashuri me kohë të pjesshme pa pasur nevojë t’i japin llogari askujt për veprimet e tyre dhe pa bërë plane për të ardhmen. Nuk përjashtohet ndonjë angazhim më i madh për familjen, pasi do të ketë njerëz që do të kenë nevojë për ndihmë në aspektin ekonomik.

Në këtë periudhë duhet të bëni vetëm gjërat thelbësore. Duhet thënë se planeti Mars është më i favorshëm në krahasim me muajin e kaluar, ndaj do të kapërcehen disa probleme. Edhe pse keni forcë të madhe dhe një qasje optimiste ndaj jetës, mund t’ju shqetësojnë ata që ju rrethojnë. Tani jeni të shqetësuar për dikë që nuk është mirë, ose prania juaj do të jetë thelbësore për të zgjidhur një vështirësi në familje.

Bricjapi

Do të nisni aventura të reja! Është normale që të ketë njëfarë tensioni, jo vetëm për shkak të Marsit në shenjën tuaj, por edhe sepse projektet aktuale janë domethënëse dhe ambicia juaj nuk njeh kufij. Nuk është çudi që këta yje janë mjaft stresues, por kushdo që ka pasur një ecuri të mirë gjatë muajve të fundit, nuk ka gjasa të dështojë. Ata që kanë kërkuar një ndryshim, një përmirësim, një punë të re, në përputhje me aftësitë e tyre, mund të jenë të kënaqur. Profesionet e pavarura janë të favorizuara nga yjet, duke ju ofruar mundësi për të zgjeruar biznesin. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm yjor për të krijuar marrëdhënie të reja, të gjeni ortakë që përshtaten me idetë tuaja. Kjo është një periudhë dinamike dhe plot mundësi për të përparuar. Ndërtojeni të ardhmen tuaj profesionale duke krijuar marrëdhëniet e duhura.

Nëse për arsye të ndryshme dashuria ka mbetur në vend gjatë muajve të fundit, ose nuk është qartësuar ende statuti i një historie jozyrtare, gjithçka do të zgjidhet. Edhe dashuritë e reja do të funksionojnë. Mund të bëni një projekt në lidhje me shtëpinë. Çiftet që munden dhe duan të kenë një fëmijë, do të kenë një shans më të mirë. Përqendrim maksimal rreth datës 14. Madje dikush do të vendosë të bashkëjetojë, të martohet, të planifikojë një ngjarje për muajt e ardhshëm. Shtatori është vendimtar për hapa të rëndësishëm. Situata e përgjithshme rezervon surpriza! Një miqësi kthehet në dashuri. Kudo që të jeni, mund të merrni një mesazh të veçantë.

Ndiheni më mirë nëse keni filluar trajtimin. Shtatori forcon formën tuaj fizike, madje ju lejon të luftoni sëmundjet e vjetra. Këto ditë ka një dëshirë për rilindje, një pozitivitet që ndihmon. Terapitë mund të japin rezultate shumë inkurajuese. Bëni më shumë lëvizje fizike. Bëni pak kujdes në datat 16, 17 dhe 30.

Ujori

Për të gjithë ata që kanë një kompani, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të grupit, apo heqja dorë nga një projekt që nuk ju kënaq më. Vendimet më të rëndësishme janë marrë tashmë gjatë majit dhe qershorit, ndaj tani duhet të pranojmë se gjithçka ka ndryshuar, ose po ndryshon dhe të përshtatemi. Nëse ka një krizë të vogël me të cilën duhet të përballet një kompani, vendosni për një transformim. Nuk mund të zgjidhni gjithçka vetë. Duhet këmbëngulje, por dini të jeni tepër të vendosur, jo vetëm kur doni të arrini një qëllim, por edhe kur keni një mision për të përmbushur dhe dëshironi ta kryeni me çdo kusht. Data 23 do të jetë e favorshme. Duket se në shtator duhet të tregoni vlerën tuaj. Kontratat e reja janë afatshkurtra. Nëse doni të filloni një punë, dikush do t’ju kundërshtojë. Jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe shumë jua njohin vlerat, por ndonjëherë e keni të zorshme të ushtroni autoritetin tuaj. Mos u zemëroni, sigurisht që ndikon fakti që disa planetë janë ende kundër. Përpiqeni të bëni gjëra të reja dhe ndoshta prandaj duhet të diskutoni dhe të sqaroni këndvështrimin tuaj. Mos u fshihni pas justifikimeve apo mistereve. Mbrojeni atë që dëshironi, edhe nëse mund të tensionoheni.

Ata që kanë qenë me të njëjtin person për disa kohë, këto ditë janë të zhytur në mendime dhe janë bërë nervozë. Pakënaqësitë e shfaqura në ditët e para të shtatorit do të nxisin debate. Çiftet që kanë arritur në këtë pikë kanë shanse të shkëlqyera për t’u rikuperuar nga tetori. Nuk është e thënë që duan të ndahen, edhe sepse ata që kanë përjetuar një krizë të madhe ndoshta e kanë bërë tashmë një hap të tillë muajt e fundit. Megjithatë, është normale të ndiheni të lodhur përballë diskutimeve të vazhdueshme për jetën e përditshme, pronat, por edhe edukimin e fëmijëve, nëse ka. Kushdo që së fundi i ka dhënë fund një historie ose ka larguar dikë, nuk duhet t’i rikthehet një marrëdhënieje mbytëse. Dhjetëditëshi i fundit i shtatorit sjell më shumë qetësi.

Duhet të përpiqeni të kujdeseni për fizikun tuaj, pasi stresi ka disa muaj që dominon jetën tuaj. Tani me Marsin aktiv është më e lehtë të kujdeseni pak më shumë për trupin tuaj. Madje mund të jetë ideal edhe një kurs fitnesi. Datat 11 dhe 12 janë të trazuara, ndërsa kurat janë të favorizuara nga data 25 deri në 30. Është përherë mirë të shmangni punën e tepërt ose rreziqet e panevojshme.

Peshqit

Vazhdon ndikimi i Mërkurit, që e bën pak më të vështirë shlyerjen e hesapeve të lëna pezull. Me pak fjalë, shtatori është një muaj i shtrenjtë, kjo është e vetmja e metë. Shpenzimet për shtëpinë dhe zyrën janë në rritje, por nuk mungon dëshira për të fituar para dhe është e vështirë të gaboni duke pasur planetët më të rëndësishëm në favorin tuaj. Debatet e mundshme me shefin, tendenca për të mos gjetur veten në grupin e punës ose vështirësi për të zbatuar mirë një rol, orar ose detyra, të pranuara më shumë nga zori sesa nga bindja reale. Disa vonesa do të jenë të pashmangshme. Do t’ju dominojë njëfarë ankthi dhe datat 13 dhe 14 mund të jenë më të vështira për t’u menaxhuar. Këto janë situata të përkohshme, pasi i kontrolloni gjithmonë veprimet tuaja, por vetëm tani nguteni për t’u shkuar gjërave deri në fund, duke pasur edhe ankthin se si do të dukeni në sy të të tjerëve. Me Jupiterin të favorshëm, Saturnin aktiv dhe Uranin të predispozuar për ndryshime të mira, mos u ndalni para pengesave.

Kjo situatë e tensionuar në lidhje me paratë ose punën, mund të ndikojë pjesërisht edhe në dashuri. Mos filloni një debat brenda një muaji që nxit polemika nga hiçi. Duket e kotë të mendoni për dashuritë e vjetra. Ata që kanë vendosur të ndahen mbeten në pritje të lajmeve, ose shijojnë periudhën e lirisë së plotë pa i premtuar askujt asgjë. Marrëdhëniet më të forta u rezistojnë problemeve të jetës, edhe nëse në mes të muajit mund të ketë një pauzë për reflektim. Këto janë ditë të përshtatshme për të reflektuar mbi qëndrimet dhe ndjesitë e së shkuarës. Ata që kanë luftuar shumë për të jetuar një marrëdhënie në dritën e ditës tani thonë saktësisht atë që mendojnë. Ata që janë të pavendosur mes dy historive, duhet të zgjedhin. Do të ishte më mirë të nxitonin. Në tetor mund ta kenë më të vështirë për të vendosur.

Shqetësime në shtëpi, pasi keni një të sëmurë që ka nevojë për kujdes. Ndihma juaj do të bëjë mrekulli.Kundërshtimi i Mërkurit sjell pak shqetësim dhe në ditë të caktuara edhe lodhje fizike. Mos abuzoni me lodhjen në datat 6, 7, 14 dhe 21. Këshillohet të kufizohen keqkuptimet në ambientin e punës dhe të shmanget kthimi në shtëpi me fytyrë të ngrysur. A është e mundur që gjërat t’ju shpëtojnë? Ndoshta jo për një njeri të ndjeshëm si ju, por mund ta provoni!