lifestyle

Ilaçi i trurit, kush janë 4 erëzat e fuqishme që ju mbrojnë nga depresioni dhe humbja e kujtesës

Erëzat janë përdorur ndër shekuj jo vetëm për t’i shtuar shije ushqimit, por dhe falë vetive të tyre kuruese. Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, natyra është treguar bujare duke na ofruar një sërë bimësh medicinal që kanë një efekt çuditbërës në trurin e njeriut. Erëzat e mëposhtme ju mbrojnë nga stresi oksidativ, nxisin përqëndrimin dhe rrisin aftësitë njohëse.

Si një nga pemët më të vjetra në Tokë, Ginkgo Biloba është përdorur për shekuj me radhë për të kuruar shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë qarkullimin e dobët të gjakut dhe kujtesën e dobët. Gjithashtu është treguar se kjo bimë rrit qarkullimin e oksigjenit në tru dhe parandalon plakjen e qelizave, kjo në sajë të antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira.

Të lidhura

None found

Rozmarina mund të përmirësojë me 75% kujtesën.

Besohet se enzima Eucalyptol, përgjegjësia për aromën e këndshme të rozmarinës është ajo që ndikon në qelizat dhe neurotransmetuesit e trurit të njeriut. Aromaterapia me rozmarinën jo vetëm që përmirëson shëndetin mendor, por stimulon krijimin e qelizave të reja gjithashtu.

Humbja e kujtesës konsiderohet si process natyral që vjen me plakjen e organizmit, por rozmarina mund të mbrojë trurin tuaj në disa mënyra duke parandaluar me 75% humbjen e kujtesës dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në këtë organ.

Rozmarina përmban acid carnosid që lufton radikalet e lira që dëmtojnë cipën e trurit. Për të përfituar nga kjo erëz e njomë ju mund ta përdorni në gatim ose të ndjeni aromën e vajit esencial të rozmarinës.

Xhenseni gjithashtu ka aftësinë për të stimuluar funksionet e qelizave të trurit dhe rrit përqendrimin. Një studim zbuloi se xhenseni mund të funksionojë si një trajtim natyral Alzheimer. Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se xhensen ka përbërës aktivë që luftojnë qelizat anormale.

Mentja përmban një phytonutrient njohur si monoterpene. Studimet tregojnë se ky phytonutrient ka aftësinë për të ndaluar rritjen e tumoreve. Studiuesit zbuluan se era dhe shija e mentes mund të kenë efekte të thellë në funksionet njohëse. Studimet kanë treguar se karamelet me mente rrisin vigjilencën, kujtesën, aftësinë për t’u dhënë zgjidhje problemeve etj.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

7 hours ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

7 hours ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

7 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

7 hours ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

7 hours ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

7 hours ago