lifestyle

Sidomos për moshën 50 vjeç e sipër, përzierja e këtyre 3 erëzave ndikon fuqishëm në trupin tuaj

Edhe pse janë bërë një numër i konsiderueshëm studimesh për erëzat e veçanta, pak prej tyre kanë hedhur dritë për rritjen e konsumimit të erëzave në përgjithësi.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Pensilvanisë, krahasoi efektet që ka një vakt mish pule me yndyrë me dhe pa përzierjen e bimëve aromatike dhe erëzave. Bimët aromatike dhe erëzat u zgjodhën gramë për gramë, sepse ato kanë më shumë antioksidues se çdo grup tjetër ushqimor.

Të lidhura

None found

Nuk ishte aspak për t’u çuditur që njerëzit në grupin ku u përdorën erëzat, patën dyfishim të fuqisë antioksiduese në gjak, krahasuar me pjesëmarrësit në grupin që nuk përdori erëza.

Madje, grupi i parë përfundoi me 30 për qind më pak yndyrë (trigliceride) në gjak pas vaktit dhe përmirësim të ndjeshmërisë së insulinës.

Studiuesit dolën në përfundimin se përfshirja e erëzave në dietën ditore, mund të ndihmojë në normalizimin dhe kontrollin e shqetësimeve postprandiale (pas ngrënies) të glukozës (sheqerit) dhe lipideve (yndyrat) duke nxitur mbrojtjen antioksiduese.

Po përse duhet t’i përjetojmë këto shqetësime? Ky studim më kujton ata që thonë se, nëse duhanpirësit konsumojnë zarzavateve, janë të mbrojtur nga kanceri.

Por kjo nuk është zgjidhje, atyre u duhet thënë të lënë duhanin. Sigurisht, ata mund t’i bëjnë të dyja, dhe në kontekstin e studimit të erëzave, do të thotë adoptim i një diete bimore të pasur në antioksidues, e cila mund t’u ofrojë më të mirën e të dyja botëve.

Disa nga përzierjet e mia të preferuara, janë erëzat e kungullit, kërri pluhur, speci djegës, erëzat kineze, një përzierje indiane erëzash e quajtur “garam masala”, një përzierje etiopiane e quajtur “berberë”, erëzat italiane, erëzat e mishit të pulës dhe një përzierje e Lindjes së Mesme e quajtur “za’atar”.

Përzierja e erëzave është një mënyrë e përshtatshme për të siguruar një balancë shijesh ndërkohë që rrisni konsumimin e tyre, por sigurohuni që këto përzierje të jenë pa kripë.

të fundit

Protesta në ditën e 20-të: Studentët dhe qytetarët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqje dhe fishekzjarre

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…

9 minutes ago

Protesta kundër femicidit mbahet për të pestën natë radhazi

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…

11 minutes ago

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

26 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

32 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

35 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

35 minutes ago