E keni provuar këtë çaj?
Çaji i vjollcës ndihmon në sëmundjet e frymëmarrjes si bronkiti akut dhe kronik, astma, pneumokonioza, s ëmundje e shkaktuar nga depozitimi i pluhurit në mushkëri që në qytetet e mëdha është më prezent. Konkretisht në Shqipëri qytetet më të ndotura janë Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Të lidhura
None found
Ndihmon në infeksione të organeve të frymëmarrjes, ftohje dhe grip, kollë dhe ngjirurit e zërit.
Përveç kësaj, është i shkëlqyeshëm për shpëlarjen e mishrave të dhëmbëve dhe gojës dhe pastron gjakun nga toksinat, si dhe është efektiv në rast dhimbjeje koke dhe fryrjeje.
Përdorimi i bimës së manushaqes është i gjerë. Gjatë gjithë historisë së saj, është përdorur si bimë shëruese. Ajo përmban flavonoidë, saponinë, alkaloide dhe taninë, që ndihmojnë organizmin të shërohet nga disa probleme shëndetësore.
Është jashtëzakonisht i shëndetshëm dhe i lehtë për t’u përgatitur. Ju duhet një përzierje e thatë e gjetheve, luleve dhe rrënjëve.
Përgatitja e çajit
Hidhni dy lugë gjelle nga një përzierje e thatë me gjethe, lule dhe rrënjë vjollce me 2,5 dl ujë të ftohtë.
Kur të vlojë e lëmë të ziejë edhe dy-tre minuta. Më pas ftoheni, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë mjaltë.
Në rast të dhimbjes së fytit, ky çaj duhet pirë tri herë në ditë.
Vërejtje: Ky informacion nuk krijon asnjë marrëdhënie pacient-mjek dhe nuk duhet të përdoret si zëvendësim për diagnozën dhe trajtimin profesional.
