Humbi kontaktet me Tokën 7 ditë më parë, sonda “Voyager 2” i jep sinjale NASA-s

Rreth 7 ditë më parë, mungesa e komunikimit bëri që antena e anijes kozmike të lëvizte pa dashje me vetëm dy gradë pasi kontrollorët e fluturimit dërguan aksidentalisht komandën e gabuar që e anoi atë nga Toka.

Agjencia hapësinore NASA, njofton se ka marrë një sinjal nga sonda e saj Voyager 2 pasi humbi kontaktin me të miliarda milje larg nga Toka.

Rreth 7 ditë më parë, mungesa e komunikimit bëri që antena e anijes kozmike të lëvizte pa dashje me vetëm dy gradë pasi kontrollorët e fluturimit dërguan aksidentalisht komandën e gabuar që e anoi atë nga Toka.

Edhe pse është një zhvendosje e vogël, mjaftoi për të ndërprerë komunikimin me Voyager 2. Por të martën, NASA tha se gjatë një skanimi mori një sinjal nga Voyager 2, shkruajnë mediat e huaja.

Voyager 2 u nis në vitin 1977 nga Florida për të eksploruar pjesën e jashtme të sistemit diellor, duke përfshirë Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe Neptunin.


Shtuar 1.08.2023 23:29