Horoskopi mujor: Shenja që do ta ketë xhepin plot dhe ajo më pa fat në Mars

Horoskopi i muajit mars 2022 nga Christine Haas

Dashi

E shkuara do rikthehet sërish këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë mërzitje dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët dhe goja. Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.

Demi

Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t’iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 14 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.

Binjakët

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas mesit te muajit situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 10 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

Gaforrja

Deri në datën 10 duhet të përgatiteni për probleme këtë muaj dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine. Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten.

Luani

Këtë muaj duhet të bëni kujdes me vendimet që do merrni dhe me ndjenjat e fshehura që mund të shkaktojnë konflikte të mëdha sidomos pas datës 7. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk mundoheni t’i zgjidhni sa më pare problemet që keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohë, gjërat do ndërlikohen më tepër. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe sado që të mundoheni nuk do arrini të krijoni një lidhje. Shëndeti mund të ketë shqetësime të cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave. Në planin financiar mund të mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për të nesërmen që do vijë. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.

Peshorja

Këtë muaj duhet të dëgjoni edhe zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni tronditje. Ju të dashuruarit do përballeni shpesh me goxha probleme. Mire është që të ruani sa të mundni qetësinë, pasi nëse alarmoheni dhe e ngrini zërin vetëm sa do e përkeqësoni situatën. Nëse jeni beqarë do ndihen gati ta ndryshojnë statusin tuaj dhe do përfitoni nga propozimet që do merrni. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Nuk do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe mund të prekeni nga virozat. Dietat shmangini. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime. Në punë vërtet do përballeni me vështirësi e sfida të mëdha, por ato do ju bëjnë më të fortë dhe do arrini majat.

Akrepi

Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Rreth datës 10 deri ne 14 do reflektoni pak, por sërish do futeni në probleme. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë goxha konfliktuale. Do ndiheni herë pas here keq, por nuk do e frenoni veten e nuk do hapni rrugë. Ju beqarët do jeni luftarakë dhe do arrini ta bëni për vete personin që aq shumë e keni pëlqyer. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura. Në pune nuk do i rezistoni dot tundimit dhe do bëni të pamundurën për ta fituar një pozicion. Deri në datën 16 do lodheni jashtë mase.

Shigjetari

Edhe pse jo çdo ditë do jetë e lehtë, ju do bëni të pamundurën që të ruani një klimë sa më të ngrohtë këtë muaj. Nëse jeni ne një lidhje, java e pare do jetë delikate. Partneri do ju kritikojë se e keni lënë pas dore. Kërkoni falje dhe mundohuni t’i ndreqni gabimet sa më parë. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të bukur nga mesi i muajit. Për këtë person keni ëndërror gjatë gjithë kësaj kohe. Shëndeti herë do jetë mirë dhe herë jo dhe aq. Pesimizmi do ju pushtojë në disa momente dhe do ndiheni pa fuqi. Bëni ushtrime për relaks dhe qetësi sepse do ju ndihmojnë goxha. Gjendja e financave do jetë në dorën tuaj. Po bëtë çmenduri do keni edhe vështirësi të mëdha. Në punë duhet të negocioni me koleget në mënyrë që të arrini më parë atje ku dëshironi. Ata do ju ndihmojnë pa interes.

Bricjapi

Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe disa dyshime që keni pasur më herët. Nëse jeni beqarë do e kërkoni gjithë kohës shpirtin tuaj binjak, por vështirë se mund ta gjeni edhe këtë muaj. Gjithsesi mirë është të përfitoni sa të mundni nga ftesat pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mos e teproni me lodhjen dhe mundohuni të mos pini shumë qetësues kur të keni pagjumësi. Në planin financiar familjarët do ju mbështesin fort dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Në punë do keni goxha të papritura, prandaj do bëni mirë të mos nxitoheni para se të hidhni çdo hap. Kolegët shikojini gjithmonë me një hije dyshimi.

Ujori

Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do jete e shkëlqyer sidomos pas datës 12. Do ndryshoni sjellje dhe do jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Ju beqarët do keni një periudhe të favorshme të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Përfitoni nga ftesat sepse dikush mund të jetë personi që po kërkoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si keni dashur, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Mos abuzoni me ushqimin. Financat do mbeten të qëndrueshme gjithë kohën. Do mendoni edhe për të ardhmen. Në puna do ju mungojë vendosmëria dhe këmbëngulja dhe nuk do arrini majën e suksesit. Gjithsesi nuk duhet të ankoheni.

Peshqit

Muaj i turbullt ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni herë pas here vështirësi në jetën tuaj dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Tregohuni më të arsyeshëm dhe hapni rrugë. Nëse jeni beqarë do argëtoheni pafund me disa persona që do njihni dhe do pranoni të filloni lidhje me ta. Çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Shëndeti fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Mund të keni dhimbje fyti, dhimbje koke dhe do ndiheni pa fuqi. Merrni masa dhe konsumoni ushqimet e duhura, por mos u shqetësoni sepse nuk është virus. Në planin financiar do bëni të pamundurën për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme, por nuk do ja dilni dot. Në punë kërkoni ndihmë nga kolegët dhe kohë nga shefat nëse gjerat nuk ju ecin si keni dashur. Të gjithë janë gjendur në të tilla situata dhe do iu mbështesin fort.


Shtuar 1.03.2022 09:10