Shëndeti i flokëve është një problem që prek shumicën e vajzave dhe grave të cilat ankohen vazhdimisht edhe kur mendojnë se po kujdesen për to. Por kujdesja nuk ka të bëjë thjesht me zgjedhjen e një shampoje të mirë, por me heqjen dorë të këtyre 8 zakoneve të cilat do t’i listojmë më poshtë.
1. Pirja e duhanit
Pirja e duhanit nuk dëmton vetëm bronket, por konsiderohet edhe si armiku numër 1 i flokëve të shëndetshëm. Ai rrit sasinë e toksinave në qarkulllim, duke pasur në këtë mënyrë një ndikim negativ në flokë dhe lëkurë.
2.Stresi
Stresi ndikon në shëndetin tonë emocional dhe shkakton, në afat të gjatë, çekuilibër në sferën psikologjike dhe fizike. Një nga pasojat është dobësimi i flokëve. Njerëzit e stresuar mund të pësojnë rënie të madhe të flokëve, zbokth ose thinja të parakohshme.
3.Lidhni flokët kur janë të lagur
Zakoni i lidhjes së flokëve kur janë të lagura mund të praktikohet shpesh edhe për të krijuar stile flokësh të ndryshme, por është shumë e gabuar. Edhe pse duket si e padëmshme, me kohën mund të shkaktojë probleme të tilla si zbokth, këputje të flokëve etj.
4. Lani flokët me ujë të ngrohtë
Jo të gjithë mund ta tolerojnë ujin e ftohtë kur lahen me shampo dhe në dimër është e pashmangshme përdorimi i ujit të nxehtë. Megjithatë, nëse bëhet zakon i rregullt, ju filloni të vini re dëmet. Temperatura e ujit të nxehtë hap poret e lëkurës së kokës, duke kërcënuar shëndetin e folikulave. Me kalimin e kohës, ai ndryshon prodhimin natyral të sebumit dhe në të njëjtën kohë, prodhon thatësi.
5.Ekspozimi i gjatë në diell
Ashtu si lëkura, edhe flokët duhet të mbrohen nga efektet e diellit. Dëmi mund të mos jetë i dukshëm menjëherë, por rrezet UV mund të ndryshojnë pamjen dhe shpejtësinë me të cilën rriten flokët.
6.Tharëse dhe stilues flokësh
Nuk mund të mohohet se tharëset e nxehta të flokëve dhe stiluesit si pjastera ose masha ndihmojnë në arritjen e modeleve perfekte të flokëve. Megjithatë, përdorimi i tepërt mbetet ndër shkaqet kryesore të përkeqësimit të shëndetit të tyre. Ato dëmtojnë kutikulat që mbrojnë flokët, duke ndryshuar strukturën e tyre.
7.Lyerja e flokëve
Zbardhja e flokëve është një proces kimik agresiv ndaj nuk këshillohet të bëhet shpesh dhe në rastet që vendosni për t’i trajtuar, është mirë t’ja besoni atë duarve të një profesionisti.
8. Kruarja e kokës
Për një arsye ose një tjetër, disa njerëz e kanë zakon të kruajnë kokën me forcë, pothuajse pa e kuptuar. Ndonjëherë fajtori është stresi, në raste të tjera kruajtja lidhet me ndryshimet në pH. Kërvishtja e tepërt e kokës dëmton shëndetin e qelizave të gjalla të pranishme në rrënjën e flokëve. Nëse shkaku është kruarja, zbokthi ose një sëmundje e lëkurës, konsultohuni me një dermatolog sa më shpejt të jetë e mundur.