Harxhon dyfish më shumë energji kur është pis, kjo pjesë e frigoriferit duhet pastruar me patjetër

Ne të gjithë kujdesemi të pastrojmë anën e brendshme të frigoriferëve tanë, por shumë pak bëjmë për anën mekanike të tyre. Megjithatë, edhe kjo pjesë ka nevojë për pak kujdes. Fatmirësisht, ju nevojiten vetëm 5 minuta kohë e lirë për t’i pastruar me themel spiralet e kondensatorit.

Çdo frigorifer ka kondensator, njësi e cila liron ngrohtësinë nëpërmjet spiraleve të cilat gjenden në anën e pasme të frigoriferit apo në fund përpara (pas rrjetës). Me kalimin e kohës në këto spirale mund të grumbullohen pluhuri dhe papastërtitë, gjë që detyron kompresorin të punojë dyfish më shumë dhe të shpenzojë dyfish më shumë energji.

Mirëpo jo vetëm që kjo është joefikase, por edhe e kushtueshme, sepse më në fund frigoriferi do të prishet. Zgjidhja është që t’i pastroni spiralet disa herë në vit, duke marrë parasysh ky pastrim është shumë i lehtë.

Vetëm tërhiqeni frigoriferin. Pastaj me thithëse pluhuri, me forcë të dobët, thithni gjithë papastërtitë dhe pluhurin nga spiralet. Pas pastrimit menjëherë do të shihni dallimin e punës së frigoriferit.