Gudulisja në lashtësi përdorej si mjet torture

Pse gudulisemi?

Sipas neuroshkencëtares Sarah-Jayne Blakemore nga University College London në Mbretërinë e Bashkuar, dy pjesë të trurit janë përgjegjëse për mënyrën e përpunimit të gudulisjes: korteksi somatosensor, i cili është përgjegjës për perceptimin e prekjes dhe korteksi cingular i përparmë, i cili përpunon kënaqësinë. Të dyja këto zona punojnë së bashku për të dhënë sinjale në sistemin nervor kur dikush ose diçka ju gudulis. Në fakt, ekzistojnë në të vërtetë dy lloje të gudulisjeve: gargalesis dhe knismesis.

Gargalesis është lloji i gudulisjes që është e rëndë, shkakton të qeshura dhe lëvizje të pakontrollueshme të trupit, ndërsa knismesis është kur diçka – si një fije nga këmisha – ju gudulis pak, duke bërë që të dridheni. Gjëja e çuditshme është se gudulisja nuk është në të vërtetë një ndjenjë e kënaqshme (për shumicën prej nesh), por ne sërish qeshim sikur sapo kemi dëgjuar shakanë më të paparë në botë. Pse?

Sipas një studimi të vitit 2013 nga studiuesit nga Universiteti Eberhard Karls i Tübingen në Gjermani, kjo ndodh për shkak se shakatë dhe gudulisjet prekin një pjesë të trurit të quajtur Rocean Operculum – një zonë përgjegjëse për reagimet vokale dhe emocionale.

E qeshura, rezulton se është një mënyrë që paraardhësit tanë mund t’u jenë nënshtruar agresionit, gjë që i ka ndihmuar për të sinjalizuar më të fortit se nuk duan t’i luftojnë. Në ditët e sotme, ajo nevojë është zhdukur, por e qeshura mbetet.

Pse nuk e gudulisim dot veten?

Në thelb bëhet fjalë për trurin e vogël që ka aftësinë të parashikojë gudulisjen, prandaj është e pamundur që një njeri të gudulisë veten. Kur përpiqeni të gudulisni veten, truri i vogël parashikon ndjesinë dhe ky parashikim përdoret për të anuluar përgjigjen e zonave të tjera të trurit.

Me fjalë të tjera, truri i vogël – pjesa e trurit që monitoron kontrollin motorik – e di se cila do të jetë zona që do të guduliset. Për shkak të kësaj, ndjesia humbet, sepse nuk është më një surprizë ose diçka që nuk mund ta kontrolloni, që do të thotë se nuk është një kërcënim.

Meqenëse gudulisja është në thelb një alarm që ju tregon se diçka po prek zonat e ndjeshme të trupit tuaj – kryesisht shpinën, këmbët ose sqetullat – truri juaj nuk shqetësohet të sinjalizojë kur e di se nga buron.

Gudulisja dhe vdekja

Nëse keni menduar se është pamundur të vdisni nga të qeshurat dhe se gudulisja është gjithmonë e padëmshme, gaboheni. Kjo metodë e tmerrshme e torturës mund të çojë në vdekje nga aneurizma, zmadhim i aortës.

Mund të tingëllojë si një shaka, por gudulisja është një metodë e ligjshme e torturës që, në rastet më ekstreme, mund të rezultojë edhe me vdekje. Mund të përdoret për të abuzuar, dominuar, ngacmuar, poshtëruar ose marrë në pyetje një individ, kështu që është një gjë serioze. Ajo veprimtari mund të duket e padëmshme kur ekzekutohet në një rrethanë të sigurt dhe miqësore, por është pa dyshim një nga format më të këqija të torturave që dikujt mund t’i nënshtrohet.

Sigurisht, kjo tingëllon e çuditshme. Jemi mësuar të dëgjojmë shumë për metodat që qeveritë kanë përdorur — dhe i përdorin akoma — për të torturuar viktimat dhe për të nxjerrë informacione. Të paktë janë njerëzit që mendojnë se gudulisja është njëra prej tyre. Por është. Megjithëse mbase një nga më të çuditshmet, kjo metodë mund të jetë shumë efektive – dhe shumë vdekjeprurëse. E qeshura gjeneron stres dhe nxit një efekt paniku.

Gudulisja e detyruar mund të shkaktojë shqetësime të vërteta fizike dhe mendore. Personi që guduliset humbet plotësisht kontrollin mbi trupin e tij dhe hyn në një gjendje tensioni, lodhje dhe ankthi. Pra, edhe nëse nuk duket aq e rrezikshme sa keqtrajtimi fizikisht me grushta ose ndonjë makinë speciale e krijuar për të shkaktuar dhimbje, në disa raste mund të rezultojë në një vdekje brutale.


Shtuar 14.03.2023 20:10