Gjithçka me një klikim: Meta zbulon risinë e WhatsApp

Meta ka njoftuar se përdoruesit tani mund të shtojnë llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, një hapësirë ku mund të menaxhojnë llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Meta Quest. Ky integrim ofron mundësinë që të postoni WhatsApp Status si Story në Facebook dhe Instagram me vetëm një klikim.

Për më tepër, përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin opsionin Single Sign On, i cili mundëson hyrjen në aplikacione të ndryshme duke përdorur një llogari të vetme të Facebook, për shembull për të hyrë në Instagram.

Një tjetër përfitim i këtij integrimi është mundësia për të aktivizuar dhe çaktivizuar llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, gjithashtu Meta ka theksuar se mesazhet dhe thirrjet do të mbeten të koduara për ata që vendosin ta aktivizojnë këtë funksionalitet.

Për më shumë, Meta planifikon të shtojë funksione të reja si menaxhimi i avatarëve, ngjitëset Meta AI dhe krijimet Imagine Me. Ky integrim do të jetë i disponueshëm globalisht, por do të duhen disa muaj që të jetë i arritshëm për çdo përdorues, dhe mund të shfaqet në Settings të WhatsApp kur të jetë gati.


Shtuar 22.01.2025 17:37

Tags: ,