Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për patologjinë më të shpeshtë në dimër, siç është ftohja në mushkri.
Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa rekomandime të lehta dhe praktike për t’u zbatuar, se si të veprojmë për t’u kuruar natyralisht.
“Një nga të parat është që ne duhet të fusim këmbët në ujë të nxehtë, sepse kur jemi të ftohur nga mushkritë nuk arrijmë të furnizojmë si duhet gjakun me oksigjen dhe për pasojë zemra jonë ka vështirësi. Organet ekstreme, në rastin konkret duart dhe këmbët, pastaj fillojnë hunda, veshët dhe me radhë, fillojnë të mos furnizohen mirë me gjak dhe të ftohen. Ne duhet ta bashkëshoqërojmë me disa gota uthull, pasi është një gjë shumë e mirë.
Ne si rekomandim të dytë kemi një dietë ushqimore sa më të mirë. Domini I frutave dhe perimeve në dietën tonë ushqimore si dhe mishrave të lehtë siç është peshku apo pula, janë një faktor shumë i rëndësishëm dhe ndihmojnë në rezistencën tonë trupore.
Rekomandimi tjetër janë çajrat, çaji i lules së blinit është shumë i mirë, çajrat e malit, por ne duhet të përdorim vazhdimisht dhe sherebelën se është një antibiotik natyral.
Gjithashtu mentja është një nga më të mirat, gjethet e dafinës, mund të përdorim edhe rozmarinë, edhe ato avujt që lëshojnë vetë, na ndihmojnë të lehtësohet frymëmarrja”, sugjeroi Gjeta.