Një shqetësim që krijohet shpesh në organizëm është fryrja e zorrëve. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja thote se këto probleme shfaqen kur zorrët mbushen me ajër.
Sipas tij shkak janë skuqjet e zorrëve të trasha e të holla dhe prania e parazitëve. Duke marrë në shqyrtim raste konkrete në varësi të moshave, Merja sqaron se tek fëmijët që ushqehen me gji duhet bërë kujdes që bebet e vogla teksa pinë qumësht të mos e hapin shumë gojën, pasi kjo do pengonte futjen e ajrit të tepërt në aparatin tretës. Për të qetësuar dhimbjet e krizat që provokon fryrja tek foshnjat përdoret çaj i lehtë me mendër.
Një tjetër shkak i acarimit të zorrëve tek fëmijët është edhe mungesa e njëtrajtshme e tretjes e cila krijon boshllëqe në zorrë. Dhjozma është një zgjidhje shumë e mirë duke u përgatitur si çaj i lehtë, po ashtu mendra frenon edhe të vjellat në rast të tjera. Merja “ngërçin e zorrëvë”, siç e etiketon ai, e lidh me pasoja që reflektohen tek serotonina e cila prodhohet tek kjo pjesë e aparatit tretës. Lambia, prania e parazitëve kërkon vëmendje të posaçme pasi pasojat janë shumë të ndjeshme. Për të qetësuar dhimbjet nga fryrja për shkak të lambias e që shoqërohen me kolit të fortë, përdorim rrënjë podiqe apo shege të ëgër, hudhra e qumësht.
“Për të shëndoshur zorrën e trashë përdorim barin e majazëllit e kolitit. Shmang skuqjet e zorrës së trashë. Nëse e përdorim për një muaj e gjymë, ka efekt.”-thotë Merja ndërsa rendit një tjetër grup personash që vuajnë nga fryrjet.
Njerëz që kanë aromë të keqe në gojë apo që edhe stomaku u rri i forte, kjo lidhet me shtim të parazitëve në zorrë ose duhet të kontrollojnë ushqimet që hanë. Po ashtu ai bën të ditur se dyshimet ndaj një stomaku të fortë janë nga mungesa e mjaftueshme e acidit klohidrik.
Më tej zbulon se edhe femrat me çrregullime të hormoneve, uterusi u rri si ngërç dhe gjithë pjesa e barkut acarohet. Njohës i mirë i bimëve, Merja veçon sherebelën si “miken “ më të mirë të femrave. Përveç këtyre kategorive, ai shton se në rastin kur kemi skuqje të zorrëve, pa shkuar deri në ulçera, kjo krijon probleme me defekimin. Kapsllëku pengon jashtëqitjen duke depozituar feçe në zorrë të cilat kthehen në toksike, po ashtu edhe diahrrea nuk i jep kohën e duhur zorrëvë që qimet thithëse të marrin vlerat ushqimore.
Serotonina fillon të toksifikohet dhe organizmi ka nevojë të shërohet e ripërtërihet.
“Çaji i nenexhikut qetëson lëzijet nervoze të stomakut duke qetësuar fijet nervore.”- shton Merja
“Hedhim 1-2 lugë tek gjella e preferuar e fëmijëve ose bar blete duke i shoqëruar me lule shtogu dhe këto i largojnë dhimbjet.”
I pyetur nga Kolka, në “Vila 24” se cilat janë ushqimet që duhet të shmangim, Merja thotë se produktet ushqimore që hamë duhet të vëzhohen për të parë se cilat krijojnë pasoja. Sa i përket tretjes, ai kërkon që të bëhet defekim i rregullt me qëllim që të mos ketë mbetje për një kohë të gjatë në zorrë. Po ashtu Merja sqaron se jo çdo zorrë e fryrë lidhet me intolerancën nga laktoza dhe se nëse ato lihen pa u trajtuar që në fillim, kjo çon në sëmundje të rënda.