lifestyle

“Fqinji i mirë është dera e parajsës, fqinji i keq është dera e ferrit”, proverbat mbreslënëse të popullit zviceran

Proverbat janë stolia e të folurit, por edhe shumë qetësuese e ngushëlluese gjithashtu. Këtë koleksion të mençurisë së popullit zviceran lexojeni me kënaqësi, frymëzohuni prej tyre, dhe në këmbim, mos harroni të na thoni cilën çmuat më së shumti prej thënive mëposhtë.

-Kur nisesh në rrugë, këshillohu me pleq, kur kthehesh në shtëpi, të rejat merri vesh nga fëmijët.

Të lidhura

None found

-Nuk mjafton të jesh i mirë, duhet të jesh edhe me takt.

-Të pasur apo të varfër, të fuqishëm apo të dobët, të gjithë janë horra dhe kopukë.

-Zjarri të djeg kur je afër, ndërsa bukuria kur je larg.

-Vdekja nxjerr në pah jo pak trashëgimtarë të këqinj.

-Bukuria e vërtetë e një gruaje është të qënit modeste.

-Duaje fqinjin tënd, por gardhin mos e rrëzo.

-Fqinji i mirë është dera e parajsës, fqinji i keq është dera e ferrit.

-Kur dashuria është e madhe atëherë edhe grindja është e madhe.

-Kur hamë pemë të ëmbla, do të ishte që me mirënjohje t’i kujtojmë ata që i mbollën.

-Kur njeh sëmundjen tënde, njeh edhe atë tjetrin.

-Kush qesh me të madhe qan me të madhe.

-Më shumë vlen të jetosh edhe me jetën më të mjerueshme, me familjen tënde, se të jetosh vetëm me bollëk.

-Në dashuri konkurrenca nuk ka kuptim.

-Në dashuri ndonjëherë fjalët nuk vlejnë, flasin sytë dhe shpirti.

-Në dashuri, numri nëntë është çift.

-Në dashuri njëmbëdhjetëshi është numër çift.

-Ngjyra e verdhë e arit shpeshherë ia nxin shpirtin njeriut.

-Për shtëpi zgjidh vendin, për lojën, shokun.

-Pleqëria, ashtu si edhe fatkeqësia, nuk vjen e vetme.

-Sëmundja vjen me dëngje dhe ikën me thërrime.

-Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.

-S’ka armiq të vegjël, por ka vetëm armiq.

-Vdekja e llafazanëve fshihet në guhën e tyre.

-Dashuria të zbukuron, inati të shëmton.

-Derisa njeriu të ketë kokën mbi krahë, asgjë nuk është e humbur.

-Elefanti vritet për dhëmbë fildishi, zogu për pendët.

-Fati dhe talenti rrallëherë janë miq të mirë.

-Gruaja e ndershme gjithmonë gjen përgjigje korrekte në pyetjet lajkatare për mashtruesit.

-Ha shëllirë e turshi, por mendo për etjen që do të vijë.

-Kur armiku vjen në shtëpi, atëhere edhe gratë duhet të luftojnë.

-Fëmijët duaji me zemër, mirëpo edukoji me duar.

-Armiku mundohet të të zbulojë të fshehtën tënde, miku të të ndreqë gabimin.

-Armiku qesh kur ka marrë vesh të fshehtën tënde.

-E vërteta është ajo që kalon pranë historisë dhe historia as që e vëren.

-Edhe në qoftë se dera është hapur, mos hyr brenda pa leje.

-Kush e fsheh gjarprin në xhep, e përgatit litarin për vete.

-Njeriu i madh edhe hijen e ka të madhe kurse harabelat, sido që të kërcejnë, hije të madhe nuk bëjnë.

-Nëse nëj gënjeshtër në fillim të sjell dobi, në fund ajo të sjell dëm. Por nëse e vërteta në fillim të sjell dëm, më vonë ajo do të dalë e dobishme.

të fundit

Australian television echoes Albania protests: Citizens demand resignation of Prime Minister Edi Rama and system change

Protesta qytetare, që ka hyrë sot në ditën e 113-të, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, lëvizjes…

15 seconds ago

Turnout in Russian elections surpasses 2021 figure as Putin seeks higher result with inclusion of occupied territories

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Rusi ka kaluar nivelin e regjistruar në vitin 2021, duke arritur në 52.62% pak orë…

47 seconds ago

Tahiraj opposes call for Gërvalla’s dismissal: “No! This must not happen

Në Kosovë po mbahen protesta pas vendimit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Protestuesit, përveç…

2 minutes ago

Konjufca expresses concern over Houthi attacks on Saudi Arabia

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e Huthëve ndaj Mbretërisë…

3 minutes ago

Sherifi: Dissatisfaction is expressed through protests, the battle must be waged institutionally

Anëtari i ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit në Hagë, Bilall Sherifi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me aktgjykimin…

3 minutes ago

65-year-old arrested after fatal accident on Kumanovo–Skopje highway

Një 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi dje në autostradën Kumanovë–Shkup, ku…

5 minutes ago