Ndërsa numri i personave pozitivë me Covid po rritet në mbarë botën, kërkimet vazhdojnë për të kuptuar plotësisht se si funksionon varianti i ri Omicron.
Studimet e fundit arrijnë në përfundimin se Omicron duket se infekton më lehtë fytin dhe më pak mushkëritë, sesa variantet e mëparshme të SARS-CoV-2.
None found
Kjo shpjegon si infektimin e madh dhe ashpërsinë e ulët. Kjo karakteristikë e fundit është theksuar në një studim të Afrikës së Jugut në fund të dhjetorit, i cili zbuloi një ulje prej 80% të numrit të shtrimeve në spital me Omicron në krahasim me variantet e mëparshme.
‘Mutacionet e ndryshme të Omicron mund të kenë ndryshuar aftësinë e tij për të infektuar qelizat,’ i tha ‘The Guardian’ Deenan Pillay, profesor i virologjisë në UCL. Varianti i ri duket se sulmon më shumë traktin e sipërm respirator, duke prekur qelizat e fytit.
Kur një virus shkon në fyt, ai është më i transmetueshëm. Por nëse është i aftë të infektojë indet e mushkërive, siç ishte rasti me virusin origjinal të SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, është potencialisht më i rrezikshëm, por më pak i transmetueshëm.
Një studim i Grupit Kërkimor të Virologjisë Molekulare të Universitetit të Liverpool-it zbuloi se minjtë e infektuar me Omicron humbën më pak peshë, kishin ngarkesa më të ulëta virale dhe morën pneumoni më pak të rënda sesa ata të infektuar me Delta, një tjetër kërkim i kryer mbi kavjet doli në përfundime të ngjashme.
Ndërsa një studim nga Qendra për Kërkimin e Viruseve në Universitetin Glasgow zbuloi se Omicron ka ndryshuar mënyrën se si hyn në trupin tonë, duke shmangur mbrojtjen e dhënë nga dy doza të vaksinës, e cila, megjithatë, duket se, të paktën pjesërisht, është restauruar nga doza përforcuese.
‘Rezultatet e këtyre studimeve janë qetësuese, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjnë të humbasim vigjilencën’, paralajmëron James Stewart nga Universiteti i Liverpulit.
Por këto të dhëna të studimeve, ende nuk janë rishikuar dhe shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë.
Virusi është ende shumë i rrezikshëm për subjektet më vulnerabël dhe të moshuarit dhe aq më tepër për ata që nuk janë të vaksinuar, nëse është e vërtetë që vaksina nuk parandalon kontraktimin e sëmundjes, ajo redukton në mënyrë drastike rrezikun e formave të rënda ose fatale.
Gjatë Asamblesë Politike të PPE-së që u mbajt në Vjenë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati një bisedë edhe…
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka rikthyer në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme të…
ElbasaniPërmes një postimi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Elbasani ka njoftuar edhe zyrtarisht të 8 futbollistëve, mes të…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tashmë i ka marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj…
Europol ka publikuar raportin e dytë mbi rrjetet kriminale që kërcënojnë Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te roli i rëndësishëm…
Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës pas eliminimit të saj nga Kupa e…