‘’ Më thuaj në çfarë muaji ke lindur, të të them se nga ç’sëmundje vuan ‘’. Kjo është titulli i studimit të bërë nga Columbia University Medical Center. Studimet e hershme kishin lidhur sëmundje të caktuara me stinët kur shfaqeshin, por kurrë më parë nuk ishte arritur një përfundim i kësaj natyre.
Zakonisht priremi ta shohim astrologjinë si një lojë argëtuese, por sipas shkencëtarëve amerikanë ekzistojnë arsye të vlefshme shkencore sipas të cilave muaji i lindjes mund të përcaktojë sëmundje të caktuara.
Studiuesit kryen një studim 14-vjeçar në të cilin morën pjesë 1.7 milionë pacientë të trajtuar një spitalin Presbyterian të New York-ut gjatë viteve 1985-2013. Pacientët i përkisnin moshave 20 -60 vjeç. Ata analizuan të dhënat e më shumë se 1688 patologjive të ndryshme dhe zbuluan që afro 55 prej tyre ishin të lidhura drejtpërdrejt me muajin e lindjes së pacientëve. Gjatë këtij studimi u zbuluan po ashtu edhe 16 sëmundje të reja kardiake, çka i i jep një hov të ri shkencës së mjekësisë dhe farmaceutikës.
Zbuloni lidhjen mes muajit të lindjes dhe sëmundjes që mund të vuani :
Janar : Hipertensioni
Shkurt : Sëmundje të ndryshme të zemrës
Marsi : Arterioskleroza
Prill : Angina Pektoris (sëmundje e zemrës e karakterizuar nga shtrëngimi në gjoks)
Maj: Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Qershor : Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Korrik : Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Gusht : Nuk ka ndonjë sëmundje specifike
Shtator : Astma
Tetor :Infeksionet virale
Nëntor :ADHD (çrregullim i hiperaktivitetit dhe humbjes së vëmendjes), infeksionet virale dhe bronkiti
Dhjetor : Bronkiti akut