Në njohjet e reja, është e vështirë të perceptosh në radhë të parë personalitetin e tjetrit. Madje, edhe në lidhje shumëvjeçare mund të mos e kenë kuptuar plotësisht karakterin e një miku, partneri, kolegu. Aq më tepër që po flasim për një person të mbyllur, i cili mezi shpreh ndjenjat e tij.
Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ka një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për ju.
Cila është ajo?
Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër.
Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit i shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në tjetrin, ndërsa një person i sjellshëm, karakteristika më të buta.
Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat si pozitive ashtu edhe negative të njerëzve të tjerë.
Ata që i gjykonin të tjerët pozitivisht ishin vetë më pozitivë, të lumtur dhe emocionalisht të qëndrueshëm. Në të kundërt, ata që i gjykonin të tjerët negativisht paraqisnin një karakter më të paqendrueshëm dhe ishin më antisocialë.
Sigurisht, kjo teori nuk zbatohet kur flasim për një narcisist. Ky person mund të shohë elemente negative tek të tjerët, por të mos bëjë të njëjtën gjë në vetvete.
E njëjta gjë vlen edhe në rastet kur ka çrregullim të personalitetit. Dikush mund t’i shohë të tjerët si agresivë dhe armiqësorë, por nuk e kuptojnë se ka një sjellje të ngjashme vetë.
Së fundi, një person negativ gjithashtu i sheh të tjerët negativisht. Vetëm kjo tendencë tregon më shumë shanse për depresion ose çrregullime të tjera psikologjike.