lifestyle

E reja lindi në tualetin e QSUT-së, gjinekologia e njohur: Nuk ka mundësi të mos e ketë kuptuar shtatzëninë

Rasti i 20-vjeçares që iu drejtua urgjencës me shqetësimin e dhimbjes së barkut e më pas lindi një foshnje në tualet, ishte një ngjarje e pazakontë. Vajza e ngjarjes pretendon se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.

Ndodhia shkaktoi një habi te vetë ajo, familjarët dhe stafi mjekësor, megjithatë tashmë e reja është shëndoshë e mirë së bashku me foshnjen. Gjinekologia Mimoza Keta shpjegoi në emisionin “Rudina” atë që konsiderohet “shtatzëni kriptike” ose ndryshe e fshehtë.

Të lidhura

None found

Në rastet e një shtatzënie të tillë, mjekja nënvizon se është e padukshme deri në javën e 22-të, por që më pas është e pamundur të mos e dallosh.

Mimoza Keta: Kjo është një vajzë e re, 20 vjeç dhe nuk është minorene që të mendosh që nuk di gjë dhe ajo ka kryer një raport seksual që ka ngelur shtatzënë. Mund të ndodhë që shqetësimi që ajo ka, së pari, në këto lloj shtatzënish, nëse bën një test shtatzënie që nuk i ka shkuar mendja ndoshta ndonjëherë për ta bërë do i rezultonte pozitiv sepse rritet një hormon që në testin shtëpiak jep patjetër dy viza dhe tregon që je shtatzënë. Vonesa menstruale nuk është shenjë e sigurt e shtatzënisë, por prania e këtij hormoni është shenjë e sigurt që tregon praninë e shtatzënisë në mitër ose jashtë saj.

Rudina Magjistari: Një shtatzëni shoqërohet gjithmonë me një ndërprerje të menstruacioneve?

Mimoza Keta: Jo gjithmonë. Mundet që në periudha të caktuara ose në ditët kur gruaja pret menstruacionet të ketë një gjakrrjedhje të lehtë që korrespondon me ditën e menstruacioneve dhe ajo mendon “më erdhën, nuk kam mbetur shtatzënë”. Megjithatë kjo shtatzëni kriptike mund të mbetet e tillë deri rreth javës 20-22-të të shtatzënisë dhe rastet në botë nga studimet kanë një raport 1 me 2500. Nuk kanë shenja vagale të shtatzënisë si të vjella, lodhje, gjumësia etj.

Rudina Magjistari: Po rritja e barkut?

Mimoza Keta: Deri në javën e 20, nëse statura është e lartë, nuk të duket shumë barku dhe nuk mendon që je shtatzënë. Në momentet pas javës së 22 që fillojnë lëvizjet e para të bebit, këtu merr fund kjo shtatzëni kritike që ne i themi shtatzëni e fshehtë. Ndryshimet në fytyrë, një fytyrë më e shëndoshë, faqet si petull, dalin shenjat e shtatzënisë, fryrja në gjoks dhe prominimi i barkut që fillon të dalë, është tremujori i dytë i shtatzënisë kur barku del përpara dhe nëna e kupton sepse ndien lëvizjet e fëmijës.

të fundit

VIDEO/ Joshua quickly finishes, knocking out Prenga in the second round in Jeddah

Anthony Joshua - Kristian PrengaAnthony Joshua ka dalë fitues i përballjes në ring, duke mposhtur që në raundin e dytë…

55 minutes ago

VIDEO/ Joshua e mbyll shpejt, nokauton Prengën në raundin e dytë në Xhedah

Anthony Joshua - Kristian PrengaAnthony Joshua ka dalë fitues i përballjes në ring, duke mposhtur që në raundin e dytë…

1 hour ago

Vehicle strikes participants at Berlin Pride Parade, injuries reported

Një automjet ka përplasur një turmë njerëzish gjatë Marshimit të Krenarisë (Pride) në Berlin, Gjermani. [...] Read More... The post…

2 hours ago

Middle East War / Houthi Rebels Claim Attack on Saudi Arabia

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, pretenduan se kanë kryer një sulm raketor ndaj Arabisë Saudite më 25 korrik,…

2 hours ago

56-Day Popular Resistance: Citizens Refuse to Surrender – ‘All Albania Is Here! Rama, Resign!’

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra…

2 hours ago

Interesimi i Barcelonës për talentin francez, Deco projekton të ardhmen pas epokës Lewandowski

Barcelona ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, teksa drejtori sportiv Deco vazhdon kërkimin për pasardhësin afatgjatë…

2 hours ago